FMN Qeverisë Shqiptare: Kujdes po rritet borxhi publik ndaj kompanive - Business Magazine Albania

FMN Qeverisë Shqiptare: Kujdes po rritet borxhi publik ndaj kompanive


Ajo çfarë Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte sinjalizuar si shqetësim më parë, tashmë është shkruar e zëzë mbi të bardhë. Shqipëria duhet të ndalojë dhënien e koncesioneve me ofertë të pakërkuar, të cilat po krijojnë borxhe në buxhet.

Në një raport kushtuar Shqipërisë, FMN vëren se detyrimet i qeverisë shqiptare dhe pushtetit lokal ndaj bizneseve private ka arritur 200 milionë euro. Rreth dy të tretat e kësaj shume i përkasin qeverisë, ndërsa pjesa tjetër bashkive.

Raporti i FMN-së konfirmon shqetësimin e ngritur nga një grup sipërmarrësish rreth vonesave në rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Shqetësimi u ngrit gjatë këtij muaji, ku prodhuesit pranuan se ka raste kur rimbursimi është vonuar edhe një vit, kur detyrimi ligjor është vetëm një muaj.

Lexo: Sërish borxhe të reja nga qeveria. Raporti i FMN, borxhi i prapambetur për dy vite arrin 210 mln euro

Sipas tabelës së raportit, TVSH e pa rimbursuar është sa gati gjysma e detyrimit. Ekspertët financiarë vërejnë se këto borxhe vënë në vështirësi financiare biznesin dhe ndikojnë negativisht në të gjithë aktivitetin ekomomik. Kujtojmë se pak vite me parë qeveria shqiptare mbylli marrëveshjen e huasë me FMN, ku mori 330 milionë euro për të shlyer borxhet e prapambetura. Një marrëveshje që u shopqërua edhe me masa shtrënguese për ekonominë, si rritje taksash dhe ulje investimesh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0