FMN ne Tirane, per kestin e katert te huas - Business Magazine Albania

FMN ne Tirane, per kestin e katert te huas


TIRANE – FMN takon te parin Gent Sejkon, guvernatorin e Bankes se Shqiperise. Ne nisje te takimeve per rishikimin e katert te marreveshjes trevjeçare, Fondi Monetar Nderkombetar i ka kushtuar rendesi te madhe njohjes se strategjise qe do te ndjeke pasardhesi i ish-guvernatorit Fullani, i cili eshte nen hetim. Gjate ketij takimi, guvernatori Sejko i njohu perfaqesuesit e FMN me zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare ne vend.

Ai u ndal veçanerisht ne trajtimin e sfidave kryesore me te cilat perballet ekonomia shqiptare: kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore te nevojshme per te nxitur rritjen ekonomike; identifikimin e masave per nxitjen e kreditimit dhe forcimin e stabilitetit financiar. Guvernatori Sejko theksoi vullnetin e Bankes se Shqiperise per te respektuar detyrat e saj ligjore, per te forcuar rolin e mbikeqyrjes bankare; per te rritur me tej transparencen e politikave dhe komunikimin, si dhe per te bashkepunuar me te gjithe autoritetet vendore dhe partneret nderkombetare ne adresimin e çeshtjeve te stabilitetit dhe te zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, shefi i misionit te FMN, Ilahi, ritheksoi rolin e rendesishem qe luan Banka e Shqiperise ne ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar ne vend, si dhe shpalosi çeshtjet prioritare, te cilat do te jene ne fokus te ketij rishikimi periodik te marreveshjes. Ai shprehu gjithashtu besimin e plote ne profesionalizmin e Bankes se Shqiperise dhe theksoi gatishmerine per te asistuar me tej Banken e Shqiperise ne fushen e zhvillimit te saj institucional. Ne takim mori pjese edhe perfaqesuesi i perhershem i FMN ne Shqiperi, Jens Reinke. Pas miratimit te kalimit te kestit te dyte dhe te trete te kredise ne fund te muajit shkurt, u hap rruga per rishikimin e katert. Ekipi i kryesuar nga Shefi i Misionit per Shqiperine, Nadeem Ilahi, do te analizoje te gjithe sistemin e financave publike. Fillimisht, ata jane konsultuar me zyren perfaqesuese ne Shqiperi, qe kryesohet nga Jens Reinke, me pas kane nisur takimet ne terren me autoritetet shqiptare. Ne keto takime analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe perspektiva e rritjes se PBB-se, bilanci i pagesave, situata e borxhit dhe kushtet fiskale.

Axhenda dyjavore e misionit parashikon takime me Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Financave, Shkelqim Cani, ministrin e Ekonomise, Arben Ahmetaj si dhe stafet teknike te ministrive. Ne fund eshte parashikuar nje konference e perbashket e misionit te FMN-se me palen shqiptare, ku do te behet e ditur deklarata e perbashket, nese ajo do te miratohet nga te dy palet. Konkluzionet per rishikimin e katert te programit, sipas kalendarit, duhet te miratohen nga bordi ekzekutiv i FMN me 15 prill 2015.

Gazeta Shqip 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0