FMN kritikon sistemin tatimor në Shqipëri: “Shumë kompleks, duhet të ndryshohet” - Business Magazine Albania

FMN kritikon sistemin tatimor në Shqipëri: “Shumë kompleks, duhet të ndryshohet”

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar sërish sistemin tatimor shqiptar për nivelin e ulët të mbledhjes së të ardhurave .Në një raport të fundit Fmn bën apel që të rishikohen përjashtimet e taksave por mbi të gjitha të krijohet një sistem tatimor i drejtë dhe efikas.

Ekonomia shqiptare thuhet në raport ka një nivel të lartë informaliteti që vlerësohet deri në 40 % dhe një sistem më i thjeshtë tatimor do të lehtësonte administrimin e të ardhurave.

‘Sistemi tatmor aktual është kompleks dhe i fragmentuar. Përjashtimet dhe trajtimet përfituese për tatimpagues të ndryshëm ,grupet dhe sektorët janë përhapur në vite si përgjigje ndaj presioneve nga grupe të ndryshme .Kjo ka krijuar vështirësi me administrimin, duke cënuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit. Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent mund ta bënte Shqipërinëmë tërheqëse për investimet e huaja, duke nxitur edhe aktivitetin e brendshëm ekonomik”.

Lexo edhe: Evazioni fiskal me profesionistët që regjistrohen si biznese, BB: “Vetëpunësimi duhet të tatohet”

Në analizën e fundit Fondi monetar Ndërkombëtar ka konstatuar edhe ndërhyrjet që duhet të bëhen në disa  taksa pasi kjo do të ndikonte direkt në rritjen e të ardhurave.ndryshimi që do të kishte impaktin më të madh konsiderohet  taksimi i të vetëpunësuarve.

Në lidhje me këtë kategori FMN sygjeron qeverinë shqiptare që të vetëpunësuarit të përfshihen në regjimin e tatimit mbi të ardhurat personale dhe mos të trajtohen si biznes i vogël. Pas saj renditet taksa e pronës, ndikimi i së cilës përkthehet në 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto si dhe taksat e mjedisit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0