Evazioni fiskal me profesionistët që regjistrohen si biznese, BB: “Vetëpunësimi duhet të tatohet” - Business Magazine Albania

Evazioni fiskal me profesionistët që regjistrohen si biznese, BB: “Vetëpunësimi duhet të tatohet”

 Të ardhurat nga vetëpunësimi duhet të taksohen njëlloj si ato nga punësimi, në mënyrë progressive. Rekomandimi vjen nga Banka Botërore në raportin fundi teksa qeveria po bëhet gati të hedhë për konsultim një tjetër draft me ndryshime në taksa, sipas të cilit kjo kategori ku përfshihen edhe fermerët paguajnë më pak se individët e punësuar.

Të vetëpunësuarit thuhet në raport janë të prirur të bëjë më shumë evazion për shkak të instrumentave që përdorin duke u regjistruar si sipërmarrës e duke paguar zero taksa për të ardhurat nën kufirin 14 milionë lekë në vend të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Zbatimi i saj sipas institucionit do të sillte mbi 1 miliardë lekë shtesë në buxhet.

Banka Botërore vë theksin edhe te tatimi i kapitalit, pasi sipas saj duke zbatuar taksimin progresiv edhe mbi të mbledh më shumë të ardhura nga njerëzit që fitojnë më shumë.

Po ashtu, rekomandon edhe zgjerimin e gamës së individëve që dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, që aktualisht e kryejnë të dy apo më shumë punësuarit si dhe individët me të ardhura 2 milionë lekë në vit.

Apel bën edhe për heqjen dorë nga përjashtimet tatimore, e në vend të saj propozon subvencione të drejtpërdrejta për sektorë të caktuar duke I monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0