Ritmi i rritjes ekonomike (3.7% për 2017) mund të mos zgjasë shumë. Rritja në BE ka ritme përshpejtuese që prej vitit 2016, vlerësohet në deklaratën e ekspertëve të Misionit. “Risqet e brendshme ndaj rritjes në periudhën afatmesme janë po ashtu të rëndësishme”, sipas misionit. “Rënia graduale e investimeve të mëdha në infrastrukturën e sektorit energjetik pritet ta ngadalësojë ritmin e rritjes”, theksojnë ekspertët, ndërsa pranojnë se niveli i borxhit publik është i lartë krahasuar me vendet e rajonit.
Sipas ekspertëve të FMN-së, sistemi bankar është i rënduar me kredi të mëdha nën standard dhe me vështirësi në ekzekutimin e kolateralit. “Një shitje më e shpejtë e aktiveve nga bankat me pronësi europiane në Shqipëri mund të çonte në stres të sektorit financiar”, thuhet në deklaratë. Qendimi vjen ndërsa jemi në një fazë transaksionesh bankare në tregun e brendshëm.
FMN flet për progres të pamjaftueshëm në reformën strukturore në fusha të tilla si energjetika, menaxhimi financiar publik dhe reformat në gjyqësor. Këto “mund ta cënonin besimin e investitorëve, duke i zvogëluar ndjeshëm flukset hyrëse nga donatorët dhe flukset e kapitalit dhe duke e ulur rritjen”, sipas ekspertëve.
Ndaj ekspertët e FMN, kanë ftuar qeverinë të përshpejtojë reformat, duke e parë këtë si një moment të përshtatshëm.
Lexoni deklaratën e plotë Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto