FMN e shqetësuar për një flluskë në pasuritë e paluajtshme?! - Business Magazine Albania

FMN e shqetësuar për një flluskë në pasuritë e paluajtshme?!

FMN

Marrë nga Monitor

Si asnjëherë tjetër, raporti i fundit i Fondit Monetar për Shqipërinë (FMN), i ka kushtuar vëmendje të lartë ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar rreziqet që mund të ketë një kthesë në rënie në ecurinë e çmimeve dhe implikimet për sektorin financiar e bankar.

Zhvillimet në tregun e pasurive të palaujtshme, shtrenjtimi i çmimeve, rritja e interesave, rritja e kreditimit për këtë sektor nga bankat dhe hyrja e flukseve të huaja përmendjen disa herë në raport.

FMN thekson se ekonomia është e ndjeshme ndaj një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, pasur parasysh kontributin në rritje të sektorit në ekonomi dhe ekspozimin në rritje të bankave.

Bordi i Drejtorëve të FMN-së e vuti thekson në rëndësinë e rritjes së vigjilencës ndaj stabilitetit financiar të politikëbërësve, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe të aktiviteteve të pasurive të paluajtshme.

“Mbikëqyrja do të duhet të ndjekë rritjen e huadhënies bankare, veçanërisht huadhënien në valutë, dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme, dhe të ndërmarrë veprime sipas nevojës për të frenuar çdo rrezik të tepruar”, thuhet në raportin e FMN-së.

FMN rekomandon që të adresohen mangësitë e rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet dhe të garantohet një mbikëqyrje e zgjeruar e ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar. Sektori po bëhet një kanal i rëndësishëm për lidhjet makro-financiare, duke pasur parasysh kontributin e tij në rritje në aktivitetet ekonomike dhe rritjen e financimit nga bankat dhe flukset e huaja. Vrojtimet e BSH-së tregojnë gjithashtu një rritje të shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, thotë FMN.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit të BSH-së, mungesat e konsiderueshme të të dhënave ende pengojnë monitorimin dhe identifikimin në kohë të rreziqeve të mundshme. “Mungesa e të dhënave të besueshme e pengon BSH-në të monitorojë siç duhet rritjen me ritme të shpejta në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të zhvillojë politika makroprudenciale përkatëse”, thekson FMN.

FMN thekson se Shqipëria duhet të përshpejtojë përpjekjet për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave) dhe të vazhdojë të riafirmojë angazhimin e saj ndaj një kuadri të fortë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një prej rekomandimeve është shtimi i përpjekjeve për të kryer inspektime të bazuara në rrezik të njësive të biznesit profesionale dhe jo financiare – duke përfshirë kompanitë e ndërtimit dhe agjentët e pasurive të paluajtshme.

Në grafikët e FMN-së (shih figura 9 në fund) jepet rritja e kontribuitit të ndërtimit në ekonomi vitet e fundit, shtimi i ndjeshëm i huadhënies për ndërtim dhe pasuri të paluajtshme nga viti 2019, megjithëse normat e interesit po shtrenjtohen. Po ashtu dhe tendenca e çmimeve është në rritje të shpejtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0