Nga 7 tetori i 1919-ës deri më sot shënohen plot 100 vjet histori suksesi të kompanisë ajrore KLM. KLM Royal Dutch Airline ishte investimi i 8 biznesmenëve hollandezë, i cili u pagëzua nga mbretëresha e kohës Wihelmina si “Linja Mbretërore”. Nga fluturimi i parë në maj të 1920, KLM është kompania më e vjetër ajrore ende në operim me të njëjtin emër.
Kompania ka qendrën e saj të biznesit në Amsterdam, pranë Schiphol Airport dhe është pjesë e Sky Team Airline Alliance. E strukturuar nën modelin e bordit dual, e njohur si two-tier model, KLM menaxhohet nga Bordi Mbikëqyrjes dhe Bordi Menaxherial. Nën filozofinë e Albert Plesaman, CEO i parë i kompanisë : ‘It’s about the game, not the marbles. You need to give it all you’ve got and there can be only one winner’ KLM prej 100 vitesh qëndron në listën e 5 kompanive më të mira europiane.
Ajo numëron një flotë prej 214 avionësh dhe rreth 36.000 punonjës. Me rreth 44 marrëveshje, të njohura si codeshare, KLM prek rreth 826 destinacione në 5 kontinente.
“Më shumë milje, më shumë benefite” – “Fluturo BLUE”
“Fluturo BLUE” është një nga strategjitë e marketingut më të njohur të KLM. “Fluturo BLUE” iu paraqitet klientëve besnikë me një sërë opsionesh, Ivory, Golden, Silver dhe Platinum.
Me moton “Sky High Fashion” KLM është kujdesur me stilistë të mëdhenj për uniformat e ekuipazhit ndër vite. “Fluturojmë fashion” është galeria e fotove e prezantuar në prag të 100 vjetorit të saj mbledhur nga koleksionisti Cliff Muskiet.
Rëndësi të veçantë KLM i ka kushtuar nismës së mbrojtjes së mjedisit, rrjedhimisht më pak CO2 të emetuar. Ajo ka vënë në jetë programin e saj miqësor me mjedisin “BioFuel Programme”. Prej vitit 2018 programi është vënë në jetë mes routeit me Suedinë duke ulur ndjeshëm emetimin e CO2. Projekti ambicioz i kompanisë në fushën e kërkimit shkencor është “Flying V”. “Flying V” është projekti shkencor që pritet të ketë si produkt një dizajn të veçantë, ku kabina e pasagjerëve, kargo dhe rezervat e karburantit të jenë të integruara në krah dhe mbi të gjitha të jetë miqësor me mjedisin.
Një sërë projektesh dhe nismash lançohen në faqen e saj zyrtare duke i dhënë jetë shekullit të ri të kompanisë.
Sot KLM celebroi 100 vjetorin e saj në një festë madhështore, të paraprirë nga një sërë aktivitetesh me karakter historik dhe argëtues. Unë pata rastin ta vizitoj KLM në këtë prag ditëlindje. Ishte e gjitha një eksperiencë mbretërore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.