Florida Doçi, shqiptarja që udhëheq inteligjencën artificiale në Microsoft - Business Magazine Albania

Florida Doçi, shqiptarja që udhëheq inteligjencën artificiale në Microsoft

Florida Doçi, shqiptarja që udhëheq inteligjencën artificiale në Microsoft
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në numrin më të ri të revistës Whoman Canada, kopertina kryesore i është dedikuar Florida Doçit, një grua shqiptare që po formëson të ardhmen e inteligjencës artificiale në Kanada dhe në mbarë botën. Me një përkushtim të thellë ndaj zhvillimit etik të teknologjisë, Florida po dëshmon se inovacioni mund dhe duhet të udhëhiqet nga empatia dhe humanizmi.

Ajo rrëfen se inteligjenca nuk ndërtohet vetëm në kod apo të dhëna, por edhe në dhembshuri, integritet dhe guximin për të ëndërruar përtej kufijve. Pikërisht kjo filozofi e ka bërë një prej zërave të dalluar në fushën e inteligjencës artificiale në Microsoft, ku punon si kërkuese shkencore në zhvillimin dhe implementimin e AI-së në mënyrë të përgjegjshme dhe bashkëpunuese.

Florida Doçi është pjesë e brezit të ri të mendjeve krijuese që po ndërthurin teknologjinë me vlerat njerëzore, duke ndikuar në mënyrën si kompanitë e mëdha ndërtojnë produkte që i shërbejnë shoqërisë.

Rruga e saj akademike është po aq mbresëlënëse: ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Windsor-it, ku mori dy diploma, në Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike & Bioteknologji. Më pas, përfundoi Masterin në Shkenca Ndërdisiplinare të Shëndetit në Universitetin e Ottawa-s, ku aktualisht është në proces të përfundimit të doktoraturës në Shëndetin e Popullatës.

Lexo edhe: Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Historia e saj është dëshmi e fuqisë së dijes dhe përkushtimit. Nga auditorët universitarë në Kanada, deri në një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, Florida Doçi po frymëzon një brez të ri grash shqiptare që besojnë se mund të ndërtojnë botën e së nesërmes me mendje të hapur dhe zemër të madhe.

whoman

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0