Çdo person që niset për në punë çdo mëngjes duhet të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë. A e imagjinoni dot që dikush t’i bjerë derës për t’ju thënë se njeriu juaj i dashur nuk do rikthehet më në shtëpi? Apo një telefonatë për t’ju lajmëruar se ai/ajo është në spital në një gjendje të rëndë?
Edhe pse në sondazhin e kryer së fundmi për kënaqësinë në punë siguria ishte një nga faktorët më pak të vlerësuar, intervista e mëposhtme do t’ju bëjë të kuptoni rëndësinë e saj.
Lexoni: Sa të kënaqur janë të punësuarit shqiptarë?
Për të diskutuar më shumë rreth suksesit të arritur në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe sfidave të realitetit, “Bussiness Magazine” realizoi një intervistë me Ing. Florian Çota, ” Health and Safety Manager” në kompaninë “Gener 2″, i cili flet për standartin ndërkombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe sfidat e momentit.
BM: Çfarë është Siguria dhe shëndeti në Punë dhe sa e rëndësishme është ajo?
Florian Çota: Fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë shtrihet në çdo veprimatari ku kemi një mardhënie punëdhënës-punëmarrës dhe një aktivitet të kryer.
Shqipëria ka që prej vitit 2010 një kuadër ligjor baze të kompletuar sipas legjislacionit europian për sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.
Thelbi dhe qëllimi i këtiji legjislacioni, që është i një standarti mjaft të lartë, është garantimi i sigurisë dhe shëndetit për të gjithë punonjësit duke filluar nga problematikat që mund të ndikojnë punonjësit e administratës së një kompanie, deri tek ata punonjës të cilet kryejnë veprimtari me rrisk të lartë.
Të gjithë e kuptojmë rëndesinë e kësaj fushe, e cila ka si detyrë parësore të drejtpërdrejtë garantimin e jetës dhe shëndetit të njeriut nëpërmjet parandalimit dhe ndalimit të aksidenteve në punë. Për këtë është e rëndesishme të pregatiten profesionistë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët përmes procedurave të standardizuara të shoqëruara me dokumentacionin përkatës të arrijnë të garantojnë sigurinë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të kompanisë.
BM: Si ka arritur Gener2 këtë standard të lartë të sigurisë dhe shëndetit në punë?
Florian Çota: Rruga e Kompanisë “Gener 2” në ngritjen e standardit të sigurisë dhe shëndetit në punë është e gjatë dhe kalon nëpërmjet proceseve si rekrutimi i specialistëve të fushës, trajnimet kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëpunimi me konsulent të fushës, kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm, hartimi i rregulloreve dhe procedurave të standardeve europiane dhe kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kulturës së sigurisë dhe shëndetit në punë brenda kompanisë.
Frutet e para të investimit të kompanisë kulmojnë në vitin 2013 ku arrihet certifikimi “BS 18001:2007” nga enti certifikues ndërkombetar në fushën e sigurisë në punë, “TUV Austria” për sistemin e përdorur në menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë në teë gjitha veprimtaritë/kantieret e kompanisë.
Tashmë kompania “Gener 2” ka të ngritur një departament të sigurisë dhe shëndetit në punë me një organizim të kompletuar dhe të përbërë nga 3 nivele me Health and Safety Manger, Coordinator, Officer, me një staf me mbi 7 specialistë, të cilët garantojnë funksionimin e sistemit dhe zbatimin e politikës së sigurisë të Kompanisë.
Zbatimi i këtij sistemi të sigurisë dhe shëndetit i implementuar nga departamenti i sigurisë së kompanisë është një proces pune i vazhdueshëm i përbërë nga 4 elementë kryesor si: planifikimi i sigurisë, realizimi, kontrolli i saj dhe përmirësimi i vazhdueshëm i të gjithë elementeve të tij, me qëllim parandalimin, evitimin dhe ndalimin e aksidenteve
BM: Cila është sfida më e madhe më të cilën është përballur kompania në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë?
Florian Çota: Sfidat e kompanisë dhe departamentit të sigurisë kanë qenë të shumta, duke marrë në konsideratë problematikat e realitetit ndërtues në vend, si standardi i ulët i zbatimit të detyrimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, mungesën e profesionistëve të fushës, përdorimi i praktikave të pasigurta të punës, mungesës së informacionit të duhur për detyrimet ligjore.
Sprova më e madhe e Kompanisë “Gener 2” lidhur me standardin e sigurisë ka qenë realizimi i fazës së parë të gazsjellësit “Trans Adriatik Pipeline” (TAP), një nga projektet strategjike më të mëdha me që po realizohen aktualisht në Shqipëri, që njëkohësisht është dhe një projekt gjeostrategjik me rëndësi ndërkombëtare, me impakt tejet të rëndësishëm në balancën dhe diversifikim e burimeve të energjisë për Evropën. Si i tillë TAP ka kërkuar implemetimin kërkesave më të larta të standartit të sigurisë dhe shëndetit në punë, gjë të cilën kompania “GENER 2” ka mundur ta plotësojë me sukses.
Përgjatë zbatimit të projektit TAP, nga Qershori 2015 deri në dhjetor 2016 për të arritur objektivin e vendosur për sigurinë e “Zero Aksideneteve”, zbatimin e standardeve ndërkombëtare më të larta të sigurisë, “Gener2” realizoi një proces përmirësimi të sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke reformuar të gjithë elementet e kompanisë nisur nga: struktura organizative, personeli, makineritë, materialet, nënkon-traktorët, furnitorët, detyrën e projektimit, vlerësimin e rriskut, proceset e zbatimit në funksion të sigurisë, duke krijuar një sistem të integruar, duke kthyer sigurinë dhë shëndetin në punë në një përgjegjësi dhe detyrim ligjor për tëi te gjithë nivelet dhe strukturat e kompanisnsë që nga nivelet më të larta drejtuese deri tek punonjësit më të thjeshtë të saj.
Kjo strategji pune dha rezultatet e pritura duke arritur me sukses objektivin e projektit për “ Zero Aksidente” duke marrë dhe certifikatë për arritjen nga Trans Adriatik Pipeline, por nga ana tjeter eksperienca e marrë në këtë fushë e ka kthyer tashmë Gener 2 në një nga kompanitë promotore të standardtit ndërkombëtar të sigurisë dhe shëndetit në punë BS 18001:2007 dhe të kulturës së sigurisë dhe shëndetit në punë në tregun shqiptar.
BM: Cila është sfida e kompanive shqiptare në këtë fushë?
Florian Çota: Aksidentet gjatë punës me pasoja fatale janë pjesë e realitetit, dhe për këtë të gjitha kompanitë duhet të marrin masat e nevojshme për parandalimin dhe ndalimin e tyre.
Një nga hapat më të rëndësishme, dhe sfidat aktuale është përfshirja në kompani e specialistëve të sigurisë dhe shëndetit në punë, marrja e masave konkrete për ndalimin dhe parandalimin e aksidenteve si dhe formimi dhe trajnimi i gjithë stafit organizativ në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë lidhur me çdo aktivitet të punës që ekzekutojnë.
Të gjithë duhet të jenë përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, prandaj duhen të perfshihen dhe angazhohen të gjitha nivelet e kompanisë organizative, nga nivelet drejtuese deri tek punonjësit me të thjeshtë.
Padyshim aplikimi dhe realizimi i objektivave në fushën e sigurisë ka nevojë si për burimet njerëzore ashtu dhe materiale dhe kjo implikon një kosto për kompaninë, e cila duhet të përfshihet në planifikimin e buxheteve të çdo projekti. Por kjo kosto përkthehet gjithmonë në një vlerë të shtuar për kompaninë, ku tashmë të gjithë punëtorët ndihen të vlerësuar në punën e tyre, si dhe të gjithë investitorët seriozë në treg ndihen të sigurtë në përzgjedhjen e bashkëpuntorëve, pasi vlerësimi mbi menaxhimin e sigurisë është një kriter parësor.
Investitorët po kërkojnë përherë e më shumë kompani të cilat kanë një respektim të thellë të legjislacionit shqiptar, standardit ndërkombëtar të sigurisë, dhe mbrojnë punonjësit nga aksidentet dhe incidentet në punë.
“Jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë dhe siguria është një përgjegjësi e të gjithëve!”
“Gener 2” është një nga kompanitë më prestigjoze në vend në fushën e ndërtimit infrastrukturor, komercial, residencial, industrial dhe të menaxhimit të projekteve fituese e disa çmimeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.
“Gener 2” në vitin 2013 është certifikuar nga enti certifikues ndërkombetar “TUV Austria” për krijimin dhe zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit, i cili përmbush standardin britanik “British Standards 18001:2007”.
“Gener 2” ka përmbushur me sukses fazën e parë të projektit “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave, duke arritur objektivin e kompanisë të “Zero Aksidente” duke marrë dhe certifikatë të arritjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.