FloraTech: Startupi që po ndryshon bujqësinë me vlerë të shtuar nga AI dhe Computer Vision - Business Magazine Albania

FloraTech: Startupi që po ndryshon bujqësinë me vlerë të shtuar nga AI dhe Computer Vision

Në botën e sotme, ku teknologjia po ndryshon çdo aspekt të jetës sonë, një startup inovativ i krijuar nga disa studentë po përdor fuqinë e inteligjencës artificiale për të përmirësuar kujdesin bujqësor.

FloraTech, një sistem  i kujdesit bujqësor, është krijuar për të përmirësuar prodhimin e kulturave dhe për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e bujqësisë moderne.Kemi zhvilluar një intervistë me Sidorela Ndregjoni, nxënëse e shkollës Qemal Stafa, nën mentorimin e mësuesve Elena Sulo dhe drejtoreshës Klotilda Jaupi për të mësuar më shumë rreth këtij startupi dhe historikut të tij.

Si lindi ideja?

Ideja për FloraTech lindi nga një nevojë e madhe për të zëvendësuar sensorët tradicionalë të përdorur për monitorimin e bimëve me një zgjidhje më të lirë, më të saktë dhe të qëndrueshme. Kjo sfidë nuk ishte vetëm teknike por edhe ekonomike, pasi synimi ishte të bëhej bujqësia më e qasshme dhe më efikase. Nga kjo nevojë, u lind një sistem i avancuar kujdesi bujqësor që përdor AI dhe Computer Vision për të monitoruar rritjen dhe shëndetin e bimëve në kohë reale, duke zbuluar sëmundje dhe monitoruar mjedisin ambiental për të siguruar përshtatje të automatizuara të kushteve si ujitja dhe ndriçimi.

Lexo edhe: Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji

Si funksionon?

FloraTech është një sistem kujdesi bujqësor i dizenjuar për të përmirësuar prodhimin e kulturave në mënyrë të avancuar. Në thelb, ai monitoron rritjen dhe shëndetin e bimëve në kohë reale. Përmes kamerave dhe algoritmeve të zgjuara, ai zbulon sëmundje, monitoron mjedisin ambiental dhe siguron përshtatje të automatizuara të kushteve si ujitja dhe ndriçimi. Rezultati është një përmirësim i ndjeshëm i prodhimit bujqësor dhe një përdorim më efikas i burimeve.

Veçantitë e FloraTech

Falë strukturës së tij të modularizuar dhe fleksibilitetit të lartë, FloraTech mund të implementohet pa nevojën për ndryshime të mëdha në infrastrukturën ekzistuese bujqësore. Ky aspekt bën që FloraTech të jetë një zgjidhje e përshtatshme për fermat dhe kopshtet që dëshirojnë të integrojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale në operacionet e tyre të mëdha ose të vogla. Përdoruesit mund të përdorin pajisjet ekzistuese të tyre dhe të integrojnë FloraTech në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë. Kjo redukton koston dhe kohën e nevojshme për implementim dhe bën që FloraTech të jetë një zgjidhje e përshtatshme për të gjitha nivelet e fermave bujqësore.

Sfidat dhe përqafimi i teknologjisë

Sfida fillestare për FloraTech ishte të krijonim një produkt unik dhe efikas për kujdesin bujqësor, duke përdorur teknologjitë më të fundit. Një tjetër sfidë ishte sigurimi i investimeve për të financuar zhvillimin e produktit dhe ekipin e nevojshëm për të rritur biznesin. Startupi aktualisht është në fazat e tij fillestare dhe është pjesë e një programi akselerimi të quajtur UPLIFT, duke qenë ende në procesin e rritjes dhe zhvillimit të tij.

Përshkruarja e mënyrës se si e kemi përqafojur teknologjinë është e bazuar në një përkushtim të thellë ndaj inovacionit dhe zgjuarive teknologjike. Në fillim, kemi identifikuar potencialet e inteligjencës artificiale dhe të computer vision për të përmirësuar praktikat bujqësore. Përmes një analize të hollësishme të tregut dhe nevojave të mundshme të klientëve, kemi identifikuar fushën e kujdesit bujqësor si një hap i rëndësishëm për të aplikuar teknologjinë tonë. Nga ana tjetër, kemi punuar ngushtë me ekspertë të fushës bujqësore për të kuptuar sfidat dhe nevojat e tyre specifike, duke përshtatur zgjidhjet tona teknologjike për të adresuar këto sfida. Për më tepër, jemi përpjekur për të qenë në vazhdimësi në përditësimin dhe përmirësimin e teknologjisë tonë nëpërmjet bashkëpunimeve të ngushta me shkencëtarë, inxhinierë dhe specialistë të fushës. Kjo përqasje e përkushtimit ndaj inovacionit dhe bashkëpunimit ka qenë thelbësore në zhvillimin e suksesit të FloraTech dhe përballimin e sfidave të teknologjisë.

Planet për të ardhmen

FloraTech ka synime të mëdha për të ardhmen, duke përfshirë përhapjen kombëtare dhe më pas globale të zgjidhjeve të saj. Synimi është të kontribuojë në transformimin e sektorit bujqësor në nivel global, duke ofruar zgjidhje që kontribuojnë në sigurinë ushqimore dhe qëndrueshmërinë e bimëve. Duke bërë bujqësinë më inteligjente dhe më efikase, FloraTech shpreson të ndihmojë në përballjen e disa prej sfidave më të mëdha të shekullit të 21.

Inovacioni dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të praktikave bujqësore përmes teknologjisë janë në qendër të misionit të FloraTech. Duke sjellë zgjidhje të avancuara dhe të personalizuara për çdo nevojë bujqësore, FloraTech është duke vendosur një standard të ri në fushën e agrikulturës të ndihmuar nga AI, duke u bërë një ndërhyrës kyç në luftën për një të ardhme më të qëndrueshme dhe produktive bujqësore.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0