Fjalimi i fundit i Presidentit Obama

Fjalimi i fundit i Presidentit Obama


Presidenti Amerikan Barak Obama ju drejtua për herë te fundit popullit amerikan nga foltorja e Kongresit. Ky fjalim i i Presidentit Amerikan njihet ndryshe si “ State of the Union” dhe mbahet çdo vit gjatë muajit janar. Qëllimi i këtij fjalimi është prezantimi i vizionit të Presidentit para të zgjedhurve të popullit Amerikan dhe vetë qytetarëve.

Pasi kanë kaluar 6 vjet dhe 358 ditë nga dita e zgjedhjes si President i SHBA-së, Obama mbajti fjalimin e tij të fundit para Kongresit. Ai kishte premtuar një qasje ndryshe nga herët e tjera për këtë fjalim dhe e mbajti fjalën e dhënë. Obama u përqëndrua më shumë në të ardhmen e shtetit më të fuqishëm të globit. Megjithëse është viti i fundit i qeverisjes Obama, ai është zotuar që bashkë me administratën e tij do punojnë pa u lodhur për vendin e tyre.

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ardhmja e Presidentit Obama në pushtet. Amerika doli nga kriza ekonomike, industria e makinave u shpëtua, Amerika u shndërrua në promotorin kryesor të ndryshimeve klimaterike dhe 160.000 trupa u rikthyen në atdhe .

Në fjalimin e sotëm, Presidenti Amerikan foli për sfidat e së ardhmes duke ngritur disa pyetje, përgjigjet e të cilave do t’i japin jetë së ardhmes:

Cilat janë hapat që duhet të hedhim, në mënyrë që t’i japin mundësi dhe siguri gjithësecilit në ekonominë e re?

Si mund ta përdorim teknologjinë  për të punuar për ne dhe jo kundër nesh, në veçanti kur duhet të zgjidhim sfidat tona më të mëdha?

Si mund ta mbajmë Amerikën të sigurtë dhe ta udhëheqim botën pa u bërë polici i saj?

Në fund, si mundet të kemi një politikë që të reflektojë çfarë është më e mira jonë?

Presidenti beson se nëse amerikanët punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat që kanë përpara, ata mund të krijojnë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që do vijnë. Për këtë arsye Barak Obama do të ndërmarrë disa veprime të rëndësishme për të rritur përpjekjet për ndryshimet klimaterike dhe të ulë varësinë nga lëndët djegëse. Administrata e tij do të vazhdojë investimet për kërkime shkencore dhe do të sigurojë që gjenerata tjetër të ketë edukimin e duhur në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë. Ky edukim njihet me shkurtimin STEM ose Science, Technology, Engineering , Mathematics education, pra një arsim që priret drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Presidenti Obama do të vazhdojë ta mbajë Amerikën të sigurtë dhe të fortë nëpërmjet politikave që nuk e izolojnë SHBA-në nga arena ndërkombëtare.

Në fjalimin e fundit të mbajtur para Kongresit, Obama deklaroi se do të bënte gjithçka për të përkrahur zhvillimin e potencialit të amerikanëve. E ardhmja ishte epiqendra e vizionit të Presidentit Amerikan.

“Kjo është  një e ardhme ku çdo amerikan që punon fort ka mundësinë për t’ja dalë.”

“Kjo është një e ardhme ku inovacioni amerikan shpëton jetë, krijon vende pune dhe mbron planetin tonë.”

“Kjo është një e ardhme ku lidershipi amerikan i duhet globit më shumë se në shekullin e 20-të.”

“Së fundi, kjo është një e ardhme ku interesat personale nuk do të ndikojnë në qeverisje, por çdo zë amerikani do të degjohët.” deklaroi President i parë me ngjyrë i SHBA-së.

Më poshtë mund të gjeni fjalimin e plotë të Presidentit Obama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0