Ti dëshiron të jesh një udhëheqës i fortë. Shmang këto fjalë të dobëta për të rritur besimin dhe reputacionin tënd.
Nga MARLA TABAKA @ MARLATABAKA
“Nuk jam i sigurt nëse ke kohë për të lexuar këtë artikull, dhe më vjen keq nëse ke diçka më të rëndësishme për të bërë. Vërtet, urrej t’ju bezdis, por mendoj se kam diçka mjaft të rëndësishme për të thënë. A është në rregull?
… tha autori pa asnjë besim.
Nëse dëshiron që të tjerët të besojnë në ty, duhet të besosh në vlerën tënde dhe të veproni në një mënyrë që transmeton besim. Fjalët që zgjedh do të të ndihmojnë të japësh besim – ose do të të bëjnë të dukeni të dobët. Mos e nënvlerëso fuqinë e fjalëve.
Këtu janë shtatë frazat për të shmangur mosbesimin, veçanërisht në mjedisin e punës. Si i heqim ato nga fjalori ynë, në formën folëse dhe të shkruar, do të vëreni një ndryshim të dukshëm në mënyrën si njerëzit të perceptojnë. Do të vëreni gjithashtu një ndryshim në mënyrën se si ndihesh për veten tënde, kur niveli yt i besimit rritet.
U urrej t’ju bezdis, por…
Nuk të urrehet të bezdish dikë kur diçka është e rëndësishme dhe nuk mund të pritet. Ajo që urren është pakënaqësia jote në lidhje me zërin për çfarëdo që ke për të thënë dhe reagimin që do të marrësh.
Kjo frazë vendos personin tjetër në kontroll të plotë; ajo i jep pushtetin tënd. Nëse nuk je i sigurt për kohën tënde, thjesht thuaj diçka si: “Kur të kesh një minutë, do të doja të diskutoja diçka me ty.”
- Më vjen keq
Njerëzit e fortë dhe të vetëdijshëm janë të gatshëm të pranojnë kur kanë gabuar ose kur duhet të kërkojnë ndjesë. Njerëzit më të dobët përdorin fjalët “Më vjen keq”. Numëroni sa herë kërkoni ndjesë për diçka gjatë ditës. Jeni vërtet në gabim? Në shumicën e rasteve, jo, nuk jeni. Para se t’i përdorni këto fjalë, ndaloni për të konsideruar nëse janë të nevojshme.
- Unë jam i shqetësuar
Njerëzit që nuk kanë besim në vetvete përdorin këto fjalë thjesht sepse shqetësohen shumë. Duke shprehur shqetësimin tregoni se frikësoheni nga një rezultat negativ dhe se mund të mendojnë shumë. Kjo tregon që ju nuk po kërkoni zgjidhje, por në vend të kësaj fokusoheni në problem.
Mendojeni mirë para se të thoni dikujt se jeni të shqetësuar. Nëse situata është shqetësuese atëherë thoni, “Unë kam disa shqetësime, se …” Ruajeni shqetësimin për problemet reale në jetë. Më mirë akoma, mos u shqetësoni fare; ajo vetëm krijon fantazi negative që mund të mos ndodhin kurrë.
- Unë do ta bëj atë.
Njerëzit e suksesshëm ngrihen dhe ndihmojnë. Megjithatë, kur ju vullnetarisht angazhoheni për gjithçka, nga bërja e kafesë deri te kryerja e një detyre, ju vetë caktoni veten si personi më i ulët në hierarki. Ju duhet të jeni anëtar i ekipit, por mos nxitoni të kujdeseni për detaje të vogla.
- Vetëm…
Çdo herë që përdorni këtë fjalë plotësuese, ajo zvogëlon atë që mendoni dhe thoni.
“Vetëm nevojitet një minutë e kohës suaj.”
“Unë vetëm mendova…”
Nëse keni një sugjerim, ide ose shqetësim, atëherë thojeni atë me vetëbesim, në vend që ta zvogëloni.
- Nëse është në rregull, a do të kishte ndonjë problem që…
Kërkesa e lejeve për të bërë një kërkesë nga dikush menjëherë zvogëlon rëndësinë e çfarëdo që po kërkoni. Gjithashtu hap dyert për ta menduar ose thënë “Jo, nuk është në rregull”, ose “Po, më pengon”, Bëhuni autoritar kur bëni një kërkesë të arsyeshme, madje edhe nëse flisni me shefin. Mos përdorni një ton të ulët për të sugjeruar se ju po kërkoni ndihmë. Thjesht filloni duke thënë diçka si: “Kur të kesh një minutë, të lutem…”.
- Unë besoj/mendoj/ndjehem se…
Këto janë fjalë mbushëse që zvogëlojnë bindjen tuaj rreth një teme ose opinionit. Si fjalës “just” (vëreni se mund t’i përdorni këto fjalë së bashku: “Unë thjesht ndihem se…”), ato zvogëlojnë rëndësinë e deklaratës tuaj.
Thjesht hiqni këto fjalë mbushëse. Vini re dallimin midis këtyre dy shembujve:
“Unë thjesht ndihem sei ky është një problem i rëndësishëm për ne për të eksploruar”.
“Ky është një problem i rëndësishëm për ne për të eksploruar”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.