Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania - Business Magazine Albania

Fiskalizimi e ka një lehtësi: eBiznes, nga Vodafone Albania

Vodafone Albania

Aplikacioni eBiznes i Vodafone Albania, i prezantuar pak kohë më parë, me qëllim dixhitalizimin dhe lehtësimin (në kohë dhe kosto) e proceseve, në të gjitha llojet e bizneseve, sot kur çështje e ditës është bërë fiskalizimi, do t’u vijë edhe më në ndihmë sipërmarrësve, për aplikimin e menjëhershëm të këtij ligji.

Vodafone Albania organizoi për herë të parë, në bashkëpunim me Network Tribe, një trajnim për klientët e biznesit (ishin të pranishëm mbi 100 biznese) për t’i njohur më konkretisht ata me subjektin e ligjit, afatet e fillimit të fiskalizimit, përkufizimet e rëndësishme, detyrimet për të lëshuar faturat për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave, se kush duhet të lëshojë faturë e kush është i përjashtuar nga ky detyrim, se kur është momenti i lëshimit, cilat janë kërkesat dhe përmbajta e faturës, cilat janë proceduarat e plota, regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë, dispozitat e veçanta në lidhje me fiskalizimin dhe mbi të gjitha se çfarë zgjidhjesh do të ofrojë Vodafone Business për ta lehtësuar gjithë këtë tranzicion, me një zgjidhje dixhitale, me eBiznes.

Fjalën e hapjes në këtë event e mbajti Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, e cila e cilësoi takimin me Klientët e Biznesit, në eventin për platformën eBiznes, si një fillim të mbarë të rrugëtimit të saj si CEO në Vodafone Albania.

“Vodaone eBiznes është platforma më inovative dixhitale në Shqipëri, që do të lehtësojë plotësisht bizneset në shitjet e tyre, në monitorimin dhe menaxhimin e faturave dhe shitjeve direkt nga telefoni ose tableti i tyre, në një mënyrë të thjeshtë, të përshtatshme dhe me kosto efikase, faktorë të cilët janë kryesorë për drejtimin e një biznesi të suksesshëm në ekonominë dixhitale të ditëve të sotme. Interesi i madh i pjesëmarrësve në këtë aktivitet është një dëshmi e qartë se si Shqipëria po përshtatet shpejt me evolucionin dixhital dhe se si bizneset e shohin Vodafone si partnerin e tyre në këtë drejtim. Vodafone Albania është e përkushtuar të çojë përpara axhendën dixhitale të vendit, duke ofruar zgjidhje, njohuri teknike dhe ekspertizë globale, për të garantuar suksesin e klientëve tanë në botën dixhitale. ”- u shpreh znj. Stathaki

Duke shkarkuar aplikacionin eBiznes, bizneset do të kenë me vete zgjidhjen e zgjedhjen më të mençur për ecurinë e mirë të biznesit, do të kenë portofol inovativ të Vodafone Business, të ofruar me qëllimin e përhershëm që klientët Vodafone të vazhdojnë të jenë gjithmonë një hap përpara drejt së ardhmes digjitale e të suksesshme për biznesin e tyre. Tashmë edhe për aplikimin, brenda të gjitha afateve të ligjit të ri të Fiskalizimit.

Për më shumë informacion, rezervo një telefonatë këtu ose vizito çdo dyqan Vodafone.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0