Firmoset Marrëveshja për Sigurinë Kibernetike midis Shqipërisë dhe Italisë! - Business Magazine Albania

Firmoset Marrëveshja për Sigurinë Kibernetike midis Shqipërisë dhe Italisë!

Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjitale u hodh me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) të Shqipërisë, z. Igli Tafa, dhe homologut të tij italian, z. Bruno Frattasi, Drejtor i Agjencisë Italiane për Sigurinë Kibernetike.

Kjo marrëveshje strategjike synon të forcojë bashkëpunimin në fusha kyçe, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike, ndarjen e praktikave më të mira dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike, duke përfituar nga ekspertiza dhe përvojat e të dyja vendeve. Ajo gjithashtu përfshin parandalimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike, për të minimizuar rrezikun nga kërcënimet gjithnjë në rritje, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike të përbashkëta, për të mbështetur qëndrueshmërinë e infrastrukturave kritike në rajonin adriatik.

Lexo edhe:Akademia e Teknologjisë në One Albania një pikënisje për liderët e ardhshëm të teknologjisë

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke deklaruar: “Sot është një ditë e rëndësishme për vendin tonë, pasi arritëm të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit me shtetin italian për përmirësimin e hapësirës kibernetike të të dy vendeve. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në ndarjen e përvojave dhe kërcënimeve kibernetike, të cilat tashmë janë pa shtetësi. Ndihma e përbashkët midis Italisë dhe Shqipërisë pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në sigurinë kibernetike të të dyja vendeve.”

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap thelbësor në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturave digjitale të Shqipërisë dhe Italisë, duke konsoliduar marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe krijuar një front të përbashkët përballë sfidave kibernetike globale.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0