Firma DELL shkarkon 5% të stafit pas rënies së kërkesës për kompjutera - Business Magazine Albania

Firma DELL shkarkon 5% të stafit pas rënies së kërkesës për kompjutera

Firma amerikane e kompjuterave Dell do të pushojë nga puna rreth pesë për qind të fuqisë së saj punëtore globale, ose rreth 6,650 punonjës, viktimat e fundit të një valë reduktimi të vendeve të punës që goditi sektorin e teknologjisë amerikane.

Shkurtimet ndjekin hapa të ngjashëm nga gjigantët e teknologjisë Microsoft, pronari i Facebook-ut, Meta, Alphabet mëmë i Google, Amazon dhe Tëitter, teksa industria po përballet me rënien ekonomike.

“Kushtet e tregut vazhdojnë të paraqesin një të ardhme të pasigurt,” tha nënkryetari i Dell Technologies Jeff Clarke në një memo të lëshuar të hënën.

Dell, me qendër në Round Rock në Teksas, kishte 133,000 punonjës në fillim të vitit të kaluar me gati një të tretën e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Të hënën, Clarke tha se kompania tani duhet të marrë “vendime shtesë për t’u përgatitur për rrugën përpara.” Ai paralajmëroi ndryshimet e ardhshme për segmentet globale të shitjeve dhe shërbimeve të firmës, duke shtuar se “për fat të keq, me ndryshime si kjo, disa anëtarë të ekipit tonë do të largohen nga kompania”.

“Nuk ka asnjë vendim më të ashpër, por një që duhej të merrnim për shëndetin dhe suksesin tonë afatgjatë”, shtoi ai.

Të ardhurat e Dell ranë gjashtë për qind në tremujorin e tretë të vitit fiskal 2023, sipas rezultateve të publikuara në fund të nëntorit.

Shitjet e produkteve, të tilla si desktop, laptop dhe stacione pune, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të aktivitetit të biznesit të grupit, ranë me 10 për qind.

Drejtuesit e grupit vunë në dukje rënien e kërkesës për kompjuterë personalë pasi njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën përballen me inflacion të lartë dhe rritje të normave të interesit./ AFP 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0