Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur tenderin për ‘Shfrytëzimin inteligjent të energjisë (Projekti i eficencës së energjisë) për qytetin e Korçës.
Sipas njoftimit fondi limit i projektit është 78.357.756 lekë pa tvsh dhe në të përfshihen instalime inxhienerike elektrike dhe të pajisjeve të ndriçimit rrugor për të gjithë qytetin dhe rrugët kryesore të tij.
APP njofton gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 6 muaj si dhe se afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 30 janar 2023 ora 11:00 .
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto