Filozofia japoneze 5S mund të përmirësojë rutinën tuaj

Filozofia japoneze 5S mund të përmirësojë rutinën tuaj


“5S”, metodë japoneze, prej kohësh është përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka shkollë për formimin dhe inovacionin që të mos parashikojë zhvillimin e të paktën një kursi.

Metoda “5S” është një proçedurë e thjeshtë për të përmirësuar rutinën tuaj në vendin e punës. Çfarëdo lloj pune që të bëni. Udhëzimet janë të thjeshta, por vështirësia qëndron te vazhdimësia.

Megjithatë, ia vlen përpjekja, si për ata që duan të kenë më shumë produktivitet në punë, si për ata që duan të kenë më shumë kohë të lirë. Ose edhe për të rritur inovacionin dhe kreativitetin.

Seiri (Sort) – Është e para dhe më e rëndësishmja. Anglezët i thonë “Sort”. Seiri do të thotë të përzgjedhësh dhe të eliminosh nga vendi i punës çfarëdo lloj gjëje që nuk është e dobishme për kryerjen e punës. Zbatimi i duhur i kësaj pike redukton problemet dhe shpërqendrimet gjatë punës, rrit cilësinë e produkteve dhe produktivitetit.

Seiton (Set in order)- Është riorganizimi në mënyrë efikase i mjeteve, pajisjeve, materialeve, gjithçka është e dobishme për të punuar mirë. Anglezët e quajnë “Set in order”. S-ja e dytë është mjaft e rëndësishme, pasi eliminon shpërdorimin e kohës gjatë zhvillimit në aktivitetet prodhuese.

Seiso (Shine) – Ka të bëjë me kontrollin e rendit dhe pastërtisë. Anglezët e quajnë “Shine”. Çrregullimi fsheh jo-efikasitetin, pastrimi nuk është një humbje kohe, por një mënyrë që përmirëson humorin dhe cilësinë e punës.

Siketsu (Standardize) – Është një koncept që i referohet standardizimit, në anglisht “Standardize”,  të procedurave. Të zgjedhësh e të ndash, të sistemosh dhe të organizosh, të kontrollosh rendin dhe pastërtinë. Qëllimi kryesor i standardizimit është shmangia e mungesës së zbatimit të tre proçcseve të mëparëshme, me qëllim që të bëhen një zakon i përditshëm dhe të ruhen dhe të përmirësohen me kohë.

Shitsuke (Sustain) – Si të mbash dhe përmirësosh standardet. Anglezët përdorin termin “Sustain”. Në muzikë është aftësia e një instrumenti për të ruajtur tingullin në kohë. Në praktikë, kjo do të thotë që S-ja e pestë, Shitsuke është me e rëndësishmja nga të gjitha. Katër të parat janë të dobishme, por nëse nuk vijojnë, nuk kanë vlerë.

Për këtë metodë duhet vullnet, por përfitimet janë më të mëdha në kosto: ju do të punoni më mirë dhe produktiviteti dhe kreativiteti juaj do të rriten.

/BedTimesMagazine/Quartz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0