Filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave, sipas shkencës

Filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave, sipas shkencës

filmi

Cili është filmi më i frikshëm horror i të gjitha kohërave? Secili mund të përgjigjet ndryshe, sepse horrori është subjektiv. Ajo që është e frikshme për një person mund të jetë diçka fëminore për një tjetër. Por duket se shkenca mund të na tregojë se cilët filma horror janë teknikisht më të frikshëm, bazuar në rritjen e rrahjeve të zemrës të shikuesve, shkruan  News Break.

Lexoni: Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore

Nga vampirët te përbindëshat, të shumtë janë filmat e frikshëm përgjatë historisë së kinematografisë, por një studim shkencor ka përcaktuar se kush është më i frikshmi nga të gjithë.

Bëhet fjalë për “Sinister”, filmi i vitit 2012 me protagonist Ethan Hawke, i cili luan rolin e një shkrimtari që zbulon në papafingon e shtëpisë së tij të re disa filma që tregojnë vrasje makabre. Ky zbulim e vendos në rrezik familjen e tij.

Për të arritur në përfundimin se “Sinister” është filmi më i frikshëm, studiuesit vëzhguan rrahjet e zemrës së 50 personave kur ata panë 50 filma horror të ndryshëm. Shkencëtarët arritën në përfundimin se me filmin “Sinister” zemra e tyre i shtoi rrahjet me 32%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0