Filmi “EXIL”, kandidat i Kosovës për Oscar - Business Magazine Albania

Filmi “EXIL”, kandidat i Kosovës për Oscar

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina është propozuar nga ana e Kosovës për garën e çmimeve Oscar. “Në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars”, thuhet në njoftim.

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Sarajevës, Zemrën e Sarajevës në kuadër të kategorisë kryesore. Ndërsa në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale.  Filmi flet për Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë. ‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, prodhuar nga Komplizen Film – Gjermani, Ikonë Studio – Kosovë dhe Frakas nga Belgjika.

LEXO: Ceremonia e çmimeve Oscar shtyhet për shkak të pandemisë

Më 16 qershor, Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, njoftoi shtyrjen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, për 25 prill të vitit të ardhshëm, nga 28 shkurti kur ishin bërë planifikimet fillestare. Pandemia ka mbyllur shumë teatro në gjithë botën, si dhe ka ndalur prodhimin e filmave të rinj. Kjo Akademi ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori i këtij viti, në 28 shkurt të 2021-ës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0