Ceremonia e çmimeve Oscar shtyhet për shkak të pandemisë

Ceremonia e çmimeve Oscar shtyhet për shkak të pandemisë

Oscar

Për herë të parë gjatë 40 viteve, ceremonia më e madhe e vlerësimit të kinematografisë, Oscar është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Në një njoftim, bordi i guvernatorëve bëri të ditur se shfaqja do të zhvillohet në 25 Prill 2021.

Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë. Daën Hudson u shprehën: Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta. Ata me siguri e kanë bërë këtë gjë edhe këtë vit. Shpresa jonë, në shtyrjen e datës për ndarjen e çmimeve është që t’iu sigurojë mundësinë kineastëve, që të përfundojnë filmat e tyre, pa u penalizuar nga diçka që është përtej kontrollit të kujtdo.

Lexoni: Formula 1 u zhvillua online, shpallet kampioni i ri

Më tej, ata shtuan se e gjejnë veten në territor të paeksploruar këtë vit dhe do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e tyre në Akademi, për të siguruar që shfaqja e vitit të ardhshëm të jetë një ngjarje e sigurt dhe festuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0