Fillon java e 'gjigandëve' - Business Magazine Albania

Fillon java e ‘gjigandëve’


Javën e kaluar pamë një seri teknologjish të reja që u prezantuan në Berlin në IFA, shfaqjen më të madhe të teknologjisë në Europë.

Këtë javë nuk do të kemi të njëjtën prurje, por Apple, Sony dhe LG do të sjellin më në fund produktet e tyre të shumëpërfolura.

fillon-java-e-gjigandeve-businessmagApple me ftesën e saj ‘Shihemi me 7’ do të prezantojë iPhone 7, që të gjithë mezi po e presin. Telefoni nuk do të ketë më butonin e tij tradicional ‘home’, dhe do të këtë veçorinë e kamerës me dy lente. Që sot të gjithë mund ta blejnë iPhone 7 dhe të shohin nëse të gjitha veçoritë për të cilat u fol deri tani do të jenë vërtet në krenarinë e fundit të Apple.

Përveç iPhone, Apple do të nxjerrë edhe orën e saj smart Apple Watch 2, por që fillon-java-e-gjigandeve-businessmagnuk do të ketë GPS ashtu siç thuhej në fillim.
Ndërkohë LG do të zhvillojë shfaqjen e tij në San Francisco për prezantimin e V20, telefoni i parë që vjen me sistemin Android 7.0 Nougat.

Po të mërkurën pak kohë pas daljes në iPhone 7, Sony në New York do të organizojë shfaqjen e tij të PlayStation, ku do të prezantojë dy modele të reja: një variant më të hollë të PlayStation 4 dhe një tjetër version të PS4 aktual me ekran 4K.

 

 

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0