Fillon edicioni i pestë i garës NASA Space Apps në Prishtinë

Fillon edicioni i pestë i garës NASA Space Apps në Prishtinë


Nga 18-20 Tetor, 20 mijë pjesëmarrës nga mbi 200 qytete po marrin pjesë në garën e NASA-s për gjetjen e zgjidhjeve dixjitale për gjashtë sfidat kryesore të këtij edicioni: Oqeanet, Hëna, Planetet afër dhe larg, Drejt Yjeve, Jeta në Tokë dhe Shpik sfidën tënde.

Nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave të hapura të NASA-s, brenda 56 orëve, pjesëmarrësit do të punojnë në projektet e tyre harduerike apo softuerike, me qëllim të adresimit të mbi 25 nën-sfidave të garës. Krahas kësaj, për të gjithë garuesit, NASA ka ofruar një paketë me shërbime pa pagesë nga Google Cloud, Sentinel Hub dhe domainin.co.

Dy ekipe fituese nga Kosova do të nominohen të dielën për vlerësim global, në kategoritë: përdorimi më i mirë i të dhënave, koncepti më i mirë, përdorimi më i mirë i harduerit, ndikimi galaktik, përdorimi më i mirë i shkencës dhe projekti më frymëzues.

Në edicionet e kaluara, ekipet nga Kosova kanë fituar dy çmime globale: NatEv ishte shpallur fitues i “People’s Choice Award” më 2015, ndërsa ekipi Heliox ishte renditur në Top5 për përdorimin më të mirë të të dhënave.

NASA Space Apps Challenge Prishtina 2019 mbështetet nga GIZ Kosova dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0