Figma, platforma e njohur për dizajn ndërfaqesh në mënyrë bashkëpunuese, ka dorëzuar kërkesën për t’u listuar në bursë përmes një oferte fillestare publike (IPO). Kompania do të tregtohet nën simbolin “FIG” teksa synon të “dyfishojë” investimet në fushën e inteligjencës artificiale (AI).
Në vitin 2022, Figma ishte pranë blerjes nga Adobe për një shumë prej 20 miliardë dollarësh, por marrëveshja u anulua në vitin 2023 për shkak të presionit të rregullatorëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian. Gjatë një interviste për Command Line, newsletter-in e The Verge, CEO i Figma-s, Dylan Field, kishte lënë të kuptohej për mundësinë e listimit publik, duke deklaruar: “Ka dy rrugë që ndjekin startup-et e financuara nga kapitali sipërmarrës. Ose zotërohen nga një kompani tjetër, ose dalin në bursë. Ne e eksploruam me themel opsionin e zotërimin.”
Lexo edhe:Kush tha që aeroportet janë të mërzitshme? Këto janë 6 më të bukurit në botë
Figma e kishte dorëzuar në mënyrë konfidenciale aplikimin për IPO që në prill. Aplikimi i ri tregon se të ardhurat e kompanisë janë rritur ndjeshëm, duke arritur në 228.2 milionë dollarë nga 156.2 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë këtij viti, Figma ka zgjeruar bibliotekën e saj të mjeteve, duke përfshirë funksione për ndërtimin e faqeve web, programim me AI, marketing të personalizuar dhe ilustrim digjital. Për më tepër, kompania ka filluar të lejojë modelet e inteligjencës artificiale të aksesojnë serverët e saj të dizajnit për të përmirësuar efikasitetin në kodim.
“Ne kemi filluar të investojmë fort në AI dhe synojmë të dyfishojmë përpjekjet tona në këtë drejtim,” shkruan Field në dokumentet e IPO-së. “Shpenzimet për AI mund të ndikojnë në efikasitetin tonë për disa vite, por kjo teknologji është në thelb të mënyrës se si do të evoluojnë proceset e dizajnit në të ardhmen.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto