FiBank Albania në ndihmë të fëmijëve të Organizatës SOS - Business Magazine Albania

FiBank Albania në ndihmë të fëmijëve të Organizatës SOS

~3 minuta lexim


FiBank Albania ka ndërmarrë një nismë në ndihmë të fëmijëve që jetojnë në përkujdesje të Organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve! 

Fibank do t’i dhurojë këtyre fëmijëve si më poshtë:
– për çdo shpërndarje (share) 200 lekë (të reja)
– për çdo koment #ShpërndaniDashuri 100 lekë (të reja)

FiBank-Albania-në-ndihmë-të-fëmijëve-të-Organizatës-SOS-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vetëm 24 orë nga publikimi dhe janë mbledhur gati 400 share dhe 110 komente që janë afërsisht 90’000 lekë (të reja) që këta fëmijë do përfitojnë. Mund të shpërndajmë akoma më shumë dashuri! Mund të kapim vlerën 150’000 lekë (të reja), ndaj vazhdoni #ShpërndaniDashuri

Kjo nismë por edhe të tjera janë shumë të rëndësisshme jo vetëm për këta fëmijë por për të gjithë komunitetin, pasi janë ata të cilët mund të ndihmojnë vetëm me një koment #ShpërndaniDashuri ose me shpërndarje.

Një nismë e ngjashme ka qënë edhe fushata #AMCDSA e organizuar në mediat sociale, gjatë Botërorit 2014 dhe i siguroi “Down Syndrome Albania” një dhurim prej 12.000 eurosh nga AMC.

Business Mag Albania do të jetë gjithmonë mbështetëse e këtyre nismave !!

Shpërndani dashuri për një fëmijë më të lumtur! Dhuroni dashuri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0