FI5, ventilatori i krijuar nga Ferrari dhe Instituti Italian i Teknologjisë - Business Magazine Albania

FI5, ventilatori i krijuar nga Ferrari dhe Instituti Italian i Teknologjisë

Quhet FI5 dhe është mjeti i ri i ventilimit të mushkërive që Ferrari ka krijuar për të luftuar emergjencën e koronavirusit. ‘’Kokë-kuqja” e prezantoi sot, një krijim në bashkëpunim me Institutin Italian të Teknologjisë, një bashkim aftësish dhe teknologjish për të krijuar një mjet që mund të përdoret nga spitalet për të trajtuar pacientët me komplikacionet më të rënda nga Covid-19.

Projekti u identifikua me kodin FI5: shkronjat janë inicialet e shtëpisë në Maranello, të Institutit dhe të numrit të javëve për të krijuar prototipin. Projekti FI5 është vazhdim i nismave të ndryshme nga Ferrari, duke prodhuar valvulat e ventilatorëve të frymëmarrjes dhe financimi i drejtpërdrejtë për zonën e Modenës. FI5 është projektuar për të qenë i besueshëm, i gjithanshëm, i lehtë për t’u përdorur dhe për tu montuar, i aftë të optimizojë konsumin e oksigjenit dhe të prodhohet në seri duke përdorur materiale lehtësisht të disponueshme në mënyrë që të ketë një kosto shumë më të ulët se ajo e ventilatorëve në treg.

Inxhinierët e Ferrari u kujdesën për projektimin në CAD, përkufizimin e pjesës pneumatike dhe mekanike dhe simulimet dinamike, ndërsa IIT u kujdes për blerjen e të gjitha materialeve, për hartimin e elektronikës, firmware dhe programin e kontrollit dhe kontribuan në simulime. Prototipi i parë u montua javën e kaluar në selinë e IIT në Xhenova dhe iu nënshtrua të gjitha testeve funksionale, të cilat rezultuan pozitive.

Gazzetta

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0