Festivali i Librit në Durrës. Pushuesit më afër historisë së qytetit - Business Magazine Albania

Festivali i Librit në Durrës. Pushuesit më afër historisë së qytetit

Festivali i Librit në Durrës. Pushuesit më afër historisë së qytetit

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, kanë zhvilluar Festivalin e Librit në qytetin e Durrësit.
Një ngjarje e rëndësishme kulturore e librore, që bëri bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera të fushës së letrave që kanë një qëllim të vetëm: të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisin dashurinë për librin e leximin, veçanërisht te të rinjtë.

Mbrëmje poetike, tryeza debatesh, biseda me personalitete, fragmente arti, tinguj muzike dhe shumë e shumë libra! Një aktivitet i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit!

“Durrësi është një qytet që mbart vlera të thella kulturore, jo vetëm në trashëgimi, histori por dhe tek libri. Ky festival synoi të rikthente në diskursin publik këto vlera, duke i ndërthurur ato me prirjet bashkëkohore të të rinjve që bëjnë kulturë, e shkruajnë letërsi sot në këtë qytet”, tha Alda Bardhyli, drejtore e “Qëndrës Kombëtare të librit dhe Leximit”.

Alda si vijnë në optikën tuaj të tilla evente?

Është shumë e rëndësishme të kthejmë atë që quhet dielli kulturor në të gjitha hapësirat e qyteteve të Shqipërisë. Këtë diell po përpiqemi ta kthejmë duke u mbështetur tek libri, si mjeti më i mirë, i cili mund të na çojë drejt progresit. Festivali veror i Librit në Durrës ishte një ftesë e bukur për lexim për gjithë qytetarët, pushuesit, të rinjtë përmes një maratone aktivitetesh dhe një panairi libri  që bëri bashkë botues të ndryshëm në sheshin Taulantia. Durrësi është një qytet që mbart vlera të thella kulturore jo vetëm në trashëgimi, histori por dhe tek libri. Ky festival synoi të rikthente në diskursin publik këto vlera dhe duke i ndërthurur ato me prirjet bashkëkohore të të rinjve që bëjnë kulturë, e shkruajnë letërsi sot në këtë qytet. Festivali u konceptua si një ndërthurje e muzikës, teatrit dhe librit, duke bërë bashkë në aktivitete dhe aktorë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Përmend aktivitetet kushtuar autorëve të rinj si Brajan Sukaj, Loer Kume dhe Rei Hodo, që janë një vazhdimësi e mirë e traditës letrare të këtij qyteti. Kthimi i qyteteve që na lidhin më shumë me turizmin në hapësira të mëdha diskutimi e dialogu mbi librin dhe leximin është një nismë që “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, do ta vijojë në mbështetje të politikave mbi rëndësinë e leximit. Uroj që ky festival dhe falë pasionit të kryebashkiakes Sako të kthehet në një traditë të mirë për qytetin dhe lexuesit.

Në këtë event nuk munguan as shkrimtarët, të cilët janë përpjekur që me origjinalitetin e tyre spikates ta sjellin Durrësin në rreshtat e librave, një ndër ta edhe Loer Kume.

Dikur Durrësi ka pasur një event të rëndësishëm siç ishte “Festivali i Filmit”, por tani jo më. A është ky festival një vazhdim i atij lloji?


Po me këtë festival, jam kthyer në një farë mënyre në ato vite ku çmimet e shumta sillnin në Durrës artistë të niveleve ndërkombëtare. Ai event u shua dhe u zhduk.
Ndaj dhe ky event u prit me kaq entuziazëm. Për të gjithë qytetarët ishte nje rikthim në ditët apo netët e dikurshme të Durrësit ku festohej.

Cilat janë librat që do të rekomandonit për të njohur më tepër këtë qytet?

Se pari, do të rekomandoja që të gërmohet në arkiva.
Libri i parë është i “Historia e Durrësit” e Florian Hatibit për ta parë Durrësin në një panoramë të bukur dhe të ditëve të sotme.
Do të shpërfaqja edhe romanin tim ” Histori e shkurtër e rrëmujës”, libër ky, i cili ta sjell Durrësin më pranë.
Ishte një strategji e imja që të ndërlidhja pika të ndryshme të Durrësit dhe t’i beja të njohura për qytetarët lexues.

Të rinjtë e integruar në shoqëri janë ata që i japin vlera dhe imazh të mirë një qyteti. Një ndër ta është edhe Rei Hodo, shkrimtar i ri. Ai cili flet me pasion për qytetin ku ka lindur, rritur dhe lexuar e shkruar për të.

A do të mundeshit ta përmblidhnit qytetin e Durrësit në pak fjalë?
 Qyteti i ngjan një qerreje plot me libra të pluhurosur e që sillet udhë e qorre të tij.

A është leximi një sfidë, e cila lehtësisht mund të edukohet?
Nëse këta njerëz, qe e promovojë librin kanë edukatën e duhur për t’i dhënë rëndësi librit them se Po.
Nëse këta njerëz nuk e kanë civilizimin e duhur, atëherë libri nuk mund të promovohet për t’u lexuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0