Festivali i Inovacionit, bizneset drejt të ardhmes - Business Magazine Albania

Festivali i Inovacionit, bizneset drejt të ardhmes


Sipërmarrës ndërkombëtarë apo vendas, të cilët kanë bërë emër ishin pjesë e Festivalit të Inovacionit zhvilluar në Tiranë në muajin Shtator. Një platformë, ku kompanitë e mëdha “ushqehen” me idetë e reja të bizneseve startup, e ndërkohë këto të fundit mund të gjejnë tranpolinën, për t’u dhënë jetë ideve të tyre, e pse jo për të dalë në tregje ndërkombëtare.

Në tre ditë festival morën pjesë mbi 300 sipërmarrës e mentorë në zhvillimin e biznesit dhe zhvillimin personal, nga i gjithë rajoni i Ballkanit e më gjerë. Ata prezantuan praktikat e tyre më të mira, idetë dhe projektet inovative.

Festivali vjen për herë të pare, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Sipas Kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë Nikolin Jaka, “e ardhmja e ekonomisë së vendit janë sipërmarrjet inovative, ndaj mbështesim startup-et dhe idetë e reja në këtë drejtim”. Të bindur se risitë përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëvë, përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror ftuan bizneset të prezantojnë ide dhe zgjidhje inovative që lidhen kryesisht me logjistikën urbane, me sektorin e turizmit dhe bujqësisë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

“Sfida më e madhe në Tiranë, është ndryshimi i projekteve logjistike. Aplikacioni që përdoret në qytet dhe denoncon shkeljet e qytetarëve kursen angazhimin e 1000 inspektorëve në qytet”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Përfaqësues të kompanive të telefonisë në vend, kishin ardhur me risitë e tyre në shërbime, por edhe me mundësinë për të mbështetur sipërmarrjet e reja, me interes për kompanisë. Pas mbështjetjes që T Mobile i ka dhënë startup-it Dentem, Aleksandër Kariqi, përfaqësues i T Mobile tha se po vlerëson dy-tre ide të reja me interes, të cilat mund të mbështeten nga kompania. Kliko videon:

Ndërkohë, Vodafone Albania, një nga mbështetësit e Festivalit prezantoi risinë e kompanisë në nivel global. Julian Kanini, tha se në këtë festival, kemi sjellë platformën që ka nisur të përdoret për monitorim dhe gjurmimin e kushteve të ruajtjes dhe transportit të produkteve sensitive, si ushqime e produkte farmaceutike. Kliko videon:

Risia e kompanisë Digicom në këtë festival ishte mundësia e shërbimit të internetit 1 Gigabit me fibër optike për familje. Kliko videon:

Një tjetër risi vjen nga R&T Group. CEO i kompanisë Renis Tërshana tregoi për Businessmag.al se në bashkëpunim me një kompani italiane po aplikohet teknologjia në matjen e sigurisë së digave, urave, shtyllave elektrike, në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulëta. Kliko videon:

Interesant ishte fakti se edhe një kompani si ajo e prodhimit dhe përpunimit të qumështit po sjell risi në treg. Përmes një aplikacioni që kompania po përdor, produkti shpërndahet në destinacionin e kërkuar nga klienti, dhe ky i fundit ka mundësi të gjurmojë ku ndodhet produkti nga nisja në fabrikë deri në mbërritjen në destinacion. Kliko videon:

Të gjitha kompanitë kanë nevojë për marketing, e PR. Një prej kompanive që u kujdes për imazhin e Festivalit të Inovacionit ishte kompania TOK. Xhemi Xhelilaj, tha se kompania ka bërë Tok-së bashku një grup ekspertësh në fushën e dizajnit dhe marketingut. Kliko Videon:

/Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0