Ferrari 365 GTB/4 "e braktisur" e vitit 1969 shitet për një vlerë rekord

Ferrari 365 GTB/4 “e braktisur” e vitit 1969 shitet për një vlerë rekord


Ndonëse shumica prej nesh jemi zakonisht në kërkim të blerjes së një makine të re, ose pak të përdorur, disa të tjerë janë gati të puguajnë shuma të mëdha për të poseduar disa copëza historie.

Ky është rasti i një Ferrari 365 GTB/4, e braktisur për më shumë se 40 vjet dhe më në fund, sapo është bërë me një pronar të ri, i cili shpresojmë të kujdeset pak më shumë për të.

Lexoni: Britania e Madhe vjen pas Francës: Do të ndalojë shitjen e makinave me naftë ose benzinë pas vitit 2040

Pak muaj më parë, modeli i njohur gjithashtu me emrin “Daytona“, u prezantua si pjesë e një ankandi e organizuar nga kompania e njohur në të gjithë botën RM Sotheby’s. Eventi u mbajt në pistën e Maranello-s si pjesë e festimeve të Ferrari për 70 vjetorin e kompanisë.

Makina me numër shasie 12653 ka dalë nga linja e prodhimit në Qershor të vitit 1969. Emri i ngjyrës së pjesës së jashtme të saj është Rosso Chiaro dhe salloni i saj është ngjyrë e zezë, me material lëkurë. Ajo ka ndërruar shumë pronarë në fillimin e viteve 70, më pas u importua për në Japoni. Atje ajo ndryshoi disa pronarë të tjerë, derisa përfundoi në duart e Makoto Takai. Ajo e mbajti makinën të pa prekur për rreth 40 vite në një garazh.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Pas “zhdukjes” së saj, u diskutua se ajo makinë kurrë nuk ka ekzistuar, ose ka humbur përgjithmonë. Në Qershor 2017, një skuadër e Ferrari e ka inspektuar makinën dhe ka provuar autentikitetin e saj. Ajo ende ishte në gjendjen e saj fillestare, gjithashtu edhe me një rrotë rezervë të papërdorur.

Ky ekzemplar, është një model i veçantë i quajtur Ferrari 365 GTB/4 Alloy. Kjo sepse është e vetmja makinë e mbaruar me 100% të paneleve prej alumini. Praktikisht, ajo është unike në llojin e saj dhe mund të konsiderohet si një “1 of 1”.

Ajo u prezantua në këtë ankand në gjendjen e saj që nga gjetja, e pa pastruar dhe e mbuluar nga dheu.

Zyrtarisht, kjo makinë u bë Daytona coupe më e shtrenjtë e shitur ndonjë herë në një ankand. Pronari fatlum i ri i saj, ishte i gatshëm të paguante 1.807.000 Euro për të. Ky çmim, nuk përfshin çmim e pastrimit në detaj të legjendares Italiane.

Burimi: Ferrari Magazine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0