Femrat apo meshkujt…cilët janë CEO më të mirë?


*Artikulli është marrë nga një shkrim i Kenneth Kim, profesor i “Menaxhimit të Operacioneve dhe Strategjisë” i Universitetit të Buffalo-s në Nju Jorkut.

Kohët e fundit hasa në rastin e një fondi investimesh që drejtohej nga femra. Menjëherë më erdhën në mendje fonde të tjera që drejtohen po nga femrat. Është ky një marifet për t’i bërë publicitet kompanisë apo mund të shpjegohet në mënyrë shkencore?

Femrat dhe Meshkujt janë të ndryshëm. Këtë e dimë të gjithë. Por a munden femrat të jenë aq ndryshe sa të jenë CEO më të mira së meshkujt?
Besojeni ose jo, përgjigjia është PO! Jo…nuk po përpiqem të jem politikisht i drejtë.

Siç mund ta merrni me mend, hulumtuesit në fushën e psikologjisë kanë studiuar diferencat midis meshkujve dhe femrave që nga fillimet e shkencës së psikologjisë, besoj. Një nga gjetjet e tyre kryesore është se meshkujt përpiqen ta ekzagjerojnë besimin që kanë te vetja. Kjo gjetje është vërtetuar se qëndron, saqë ne ekonomistët e marrim për të mirëqenë.

Për shembull , një hulumtim i famshëm shkencor i publikuar në revistën prestigjioze akademike American Economic Review, studioi në mënyrë empirike investitorët shumë konfidentë për të analizuar sjelljet e tyre. Si arritën autorët e studimit të identifikonin se cilët ishin investitorët shumë konfidentë? Ata thjesht i identifikuan ata si meshkujt. Studiuesit zbuluan se femrat ishin investitore më të mira se meshkujt. Meshkujt bënin shumë tregti dhe si rezultat femrat investitore ia kaluan meshkujve investitorë.

Të mos ngatërrojmë besimin te vetja me teprimin e besimit te vetja. Të besosh te vetja mund të jetë gjë e mirë, por besimi i tepruar te vetja është përfundimisht një gjë jo e mirë. Njerëzit superkonfidentë mendojnë se janë më të mirë se që janë në të vërtetë. Dhe duke qënë se femrat vuajnë më pak nga sindroma e dozave të larta të vetëbesimit, ato mund të jenë më të mira në manaxhimin e kompanive se sa meshkujt vetë.

DILMA

Nëse do t’ju thoja se kam dy portofole investimesh për të shitur, një portofol kompanish të udhëhequr nga CEO shumë konfidentë dhe një tjetër portofol me kompani të udhëhequr nga CEO që nuk “vuajnë” prej dozave të larta të konfidencës, atëherë cilin portofol do të preferonit ju ta merrnit? Sigurisht të dytin. Ja pse ja vlen që të investosh në kompani që drejtohen nga një CEO femër. Hulumtimet akademike e mbështesin këtë pikëpamje.

Cilat janë dy llojet kryesore të vendimeve që duhet të marrin firmat? Janë vendimet financiare dhe vendimet investuese. Sipas hulumtimit, rezulton se CEO-t femra marrin vendime financiare dhe investuese më të goditura se ato që marrin CEO-t meshkuj. Mbase kjo është arsyeja pse firma si GM, Xerox, Campble Soup, General Dynamics, IBM, Yahoo, Oracle, Lockheed Martin, PepsiCo, etj, janë ose të paktën kohët e fundit udhëhiqen nga CEO femra.

YANET

Sigurisht kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht çdo CEO femër do të jetë shumë e mirë. Ky do të ishte një pretendim qesharak. Disa prej tyre mund të mos jenë të mira. Unë thjesht po sugjeroj se, mesatarisht femrat mund të jenë CEO më të mira se meshkujt. Nëse do të besojmë edhe studimin shkencor, unë e besoj vërtet se femrat janë më të mira.

Përveç të qënit investitore të mira, studimet tregojnë se femrat janë shumë më etike se meshkujt. Çfarë implikimi ka kjo për botën e biznesit? Femrat CEO janë më konservatore me raportimet financiare. Dhe firmat që kanë etikë janë më pak të kërcënuara nga gjobat dhe çështjet gjyqësore. Një arsye shtesë që të investoni në firma që udhëhiqen nga CEO femra.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale