*Artikulli është marrë nga një shkrim i Kenneth Kim, profesor i “Menaxhimit të Operacioneve dhe Strategjisë” i Universitetit të Buffalo-s në Nju Jorkut.
Kohët e fundit hasa në rastin e një fondi investimesh që drejtohej nga femra. Menjëherë më erdhën në mendje fonde të tjera që drejtohen po nga femrat. Është ky një marifet për t’i bërë publicitet kompanisë apo mund të shpjegohet në mënyrë shkencore?
Femrat dhe Meshkujt janë të ndryshëm. Këtë e dimë të gjithë. Por a munden femrat të jenë aq ndryshe sa të jenë CEO më të mira së meshkujt?
Besojeni ose jo, përgjigjia është PO! Jo…nuk po përpiqem të jem politikisht i drejtë.
Siç mund ta merrni me mend, hulumtuesit në fushën e psikologjisë kanë studiuar diferencat midis meshkujve dhe femrave që nga fillimet e shkencës së psikologjisë, besoj. Një nga gjetjet e tyre kryesore është se meshkujt përpiqen ta ekzagjerojnë besimin që kanë te vetja. Kjo gjetje është vërtetuar se qëndron, saqë ne ekonomistët e marrim për të mirëqenë.
Për shembull , një hulumtim i famshëm shkencor i publikuar në revistën prestigjioze akademike American Economic Review, studioi në mënyrë empirike investitorët shumë konfidentë për të analizuar sjelljet e tyre. Si arritën autorët e studimit të identifikonin se cilët ishin investitorët shumë konfidentë? Ata thjesht i identifikuan ata si meshkujt. Studiuesit zbuluan se femrat ishin investitore më të mira se meshkujt. Meshkujt bënin shumë tregti dhe si rezultat femrat investitore ia kaluan meshkujve investitorë.
Të mos ngatërrojmë besimin te vetja me teprimin e besimit te vetja. Të besosh te vetja mund të jetë gjë e mirë, por besimi i tepruar te vetja është përfundimisht një gjë jo e mirë. Njerëzit superkonfidentë mendojnë se janë më të mirë se që janë në të vërtetë. Dhe duke qënë se femrat vuajnë më pak nga sindroma e dozave të larta të vetëbesimit, ato mund të jenë më të mira në manaxhimin e kompanive se sa meshkujt vetë.
Nëse do t’ju thoja se kam dy portofole investimesh për të shitur, një portofol kompanish të udhëhequr nga CEO shumë konfidentë dhe një tjetër portofol me kompani të udhëhequr nga CEO që nuk “vuajnë” prej dozave të larta të konfidencës, atëherë cilin portofol do të preferonit ju ta merrnit? Sigurisht të dytin. Ja pse ja vlen që të investosh në kompani që drejtohen nga një CEO femër. Hulumtimet akademike e mbështesin këtë pikëpamje.
Cilat janë dy llojet kryesore të vendimeve që duhet të marrin firmat? Janë vendimet financiare dhe vendimet investuese. Sipas hulumtimit, rezulton se CEO-t femra marrin vendime financiare dhe investuese më të goditura se ato që marrin CEO-t meshkuj. Mbase kjo është arsyeja pse firma si GM, Xerox, Campble Soup, General Dynamics, IBM, Yahoo, Oracle, Lockheed Martin, PepsiCo, etj, janë ose të paktën kohët e fundit udhëhiqen nga CEO femra.
Sigurisht kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht çdo CEO femër do të jetë shumë e mirë. Ky do të ishte një pretendim qesharak. Disa prej tyre mund të mos jenë të mira. Unë thjesht po sugjeroj se, mesatarisht femrat mund të jenë CEO më të mira se meshkujt. Nëse do të besojmë edhe studimin shkencor, unë e besoj vërtet se femrat janë më të mira.
Përveç të qënit investitore të mira, studimet tregojnë se femrat janë shumë më etike se meshkujt. Çfarë implikimi ka kjo për botën e biznesit? Femrat CEO janë më konservatore me raportimet financiare. Dhe firmat që kanë etikë janë më pak të kërcënuara nga gjobat dhe çështjet gjyqësore. Një arsye shtesë që të investoni në firma që udhëhiqen nga CEO femra.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.