Faturat e energjisë/ BE jep 40 miliardë euro ndihmë për familjet dhe bizneset - Business Magazine Albania

Faturat e energjisë/ BE jep 40 miliardë euro ndihmë për familjet dhe bizneset

Institucionet e BE-së propozuan ri-kanalizimin e 40 miliardë eurove nga buxheti i bllokut me qëllimin të ndihmohen familjet dhe kompanitë e vogla, të cilat praktikisht po luftojnë për të paguar faturat e larta të energjisë elektrike.

Nisma, e nxitur nga komiteti i çështjeve rajonale të Parlamentit Evropian, fitoi menjëherë mbështetjen e Komisionit të BE-së.”Ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete për të ndihmuar familjet dhe më të rrezikuarit në shoqëri, të cilët po përballen sot me vështirësi të mëdha për të shlyer këto detyrime,” tha eurodeputeti francez i krahut të majtë Younous Omarjee në Strasburg, ku paraqiti propozimin.

Lexo edhe: Solidariteti europian. Franca nis gaz në Gjermani

Skema e mbështetjes prej 40 miliardë eurosh do të vijë nga fondet strukturore nga buxheti i BE-së 2014-2020, të cilat janë aktualisht në dispozicionin tonë pohoi komisionerja për kohezionin dhe reformat Elisa Ferreira.”Ne duam të shmangim falimentimet masive të bizneseve, sepse kemi parë që kjo ka ndodhur në disa shtete anëtare,” shpjegoi ajo.”Gjendja është vërtet kritike, ka mospërputhje mes situatës së vendeve të ndryshme anëtare,” shtoi ajo.

Masat mbështetëse në këto kohë krize kanë ardhur me një tendosje jo të vogël për financat publike, veçanërisht në mesin e vendeve më pak të pasura. Ndërsa Gjermania ka paraqitur një program të diskutueshëm 200 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset që përballen me vështirësi për të paguar faturat e tyre të energjisë. Franca dhe Italia, që janë gjithashtu ekonomi të rëndësishme të bllokut,  kanë shpërndarë vetëm një pjesë të kësaj shume./ Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0