"Family Center" oposini më i ri në Snapchat. Prindërit mund të kontrollojnë me kë komunikojnë fëmijët - Business Magazine Albania

“Family Center” oposini më i ri në Snapchat. Prindërit mund të kontrollojnë me kë komunikojnë fëmijët

Family Center

Snapchat, një nga rrjetet sociale më të përdorura ka prezantuar një plan të ri në mënyrë që prindërit të kontrollojnë me kë komunikojnë fëmijët. Kjo është një mënyrë për të mbajtur adoleshentët të sigurt që të mos bien viktima të sulmeve të ndryshme në internet, përfshi pedofilinë.

Opsioni i ri, i quajtur Family Center, premton t’u japë prindërve më shumë njohuri se me kë po komunikojnë adoleshentët e tyre në aplikacionin e mesazheve pa zbuluar përmbajtjen e bisedave. Prindërit duhet të krijojnë llogarinë e tyre Snapchat dhe adoleshentët duhet të zgjedhin dhe të japin leje që ata të përdorin funksionin.

“Qendra Familjare është krijuar për të pasqyruar mënyrën se si prindërit angazhohen me adoleshentët e tyre në botën reale, ku prindërit zakonisht e dinë se me kë janë miq adoleshentët e tyre dhe kur janë duke u shoqëruar, por të mos i përgjojnë bisedat e tyre private,” thuhet në një njoftim për shtyp të kompanisë.

cbsnews

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0