Falja e kamatevonesave, shtyhet ne 15 korrik perfshirja ne skeme - Business Magazine Albania

Falja e kamatevonesave, shtyhet ne 15 korrik perfshirja ne skeme


TIRANE – Te gjithe qytetaret te cilet jane debitore ndaj OSHEE per pagesat e energjise elektrike, por qe nuk paten mundesi te behen ne kohe pjese e skemes lehtesuese, do te kene mundesi te perfitojne faljen e 80 % te kamatevoneses deri me 15 Korrik te ketij viti.

Ishte ministri i Energjetikes Damian Gjinkuri i cili beri publik vendimin e riaktivizimit te skemes lehtesuese qe Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike ndermori me qeverine ne muajin dhjetor te 2014-es.

Ministri shpjegoi, se vendimi u mor ne kushtet kur jane ende rreth 200 mije qytetare te tjere te cilet e kane pasur te pamundur te nenshkruajne kontrata me OSHEE deri me 31 Mars kur ishte afati i fundit, si pasoje e fluksit te larte ne zyrat e OSHEE-se.

Ne keto kushte, tha ministri Gjiknuri, te gjithe keta persona do te kene mundesi te nenshkruajne kontraten me OSHEE deri me 15 Korrik te ketij viti.

“Nje numer i larte i qytetareve e kane pasur te pamundur te hyjne ne skemen e perfitimit, deri me 31 mars perfituan 300 mije konsumatore familjare. Por jane ende dhe 200 mije qe e kane pasur te pamundur, kerkesat kane qene te shumta. OSHEE vuri nje afat te fundit qe t’i nxiste qytetaret, por per shkak te kerkesave te shumta, deri me 15 korrik 200 mije qytetare te tjere qe kane akumuluar borxhet dhe nuk kane pasur mundesi te perfshihen ne skemen lehtesuese, dhe tashme do ta kene kete mundesi”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Skema lehtesuese konsiston ne perfitimin e uljes se kamatevoneses me 80 % ne kushtet kur shlyerja e faturave te akumuluara behet njeheresh. Po sipas skemes lehtesuese, ata qe nuk mund te shlyejne pernjehere detyrimin e prapambetur mund ta shlyejne ate me keste mujore, jo me pak se 2500 leke ne muaj per konsumatoret familjare, dhe jo me pas se 1000 leke ne muaj per pensionistet kryefamiljare.

 

Shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0