Falimenton bursa e parë online “Easy invest”, duke shkaktuar humbjen e parave për qindra shqiptarë - Business Magazine Albania

Falimenton bursa e parë online “Easy invest”, duke shkaktuar humbjen e parave për qindra shqiptarë


“Easy invest”, një nga bursat e investimeve online ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri duke marrë me vete investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë. Lajmi u njoftua nga kreditorët e kompanisë, të cilët janë braktisur që në Korrik të këtij viti pa asnjë sqarim.

Easy invest që funksiononte si një platformë investimi online, në korrik të këtij viti mbylli webin “www.easyinvest.al” nën shënimin “under construction”.

Gjithashtu adresa fizike e kompanisë në rrugën Donika Kastrioti, pallati 14 kati pare në Tiranë nuk i përket më kësaj kompanie.

Ndëkohë kompania ka shpallur falimentin në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit duke kaluar në pezullim statusin e saj, që në korrik të këtij viti, por pa lajmëruar asnjë nga investitorët duke lënë pas vetëm humbje.

Frashëri nga Berati një nga investitorët e Easy Invest tha se e nisi lojën me 60 euro investim. Lekët u depozituan në llogarinë e Easy në Bankën Kombëtare Tregtare në numrin e llogarisë “35 35 68”. Frashëri një ish mësues me njohuri të admirueshme për bursat online tha se e nisi investimin me shumë për hobi se sa për fitim. Por teksa njoftoi se kompania është zhdukur bashkë me kontaktet tha se ka shumë investitorë të tjera në Shqipëri dhe Kosovë që kanë humbur shuma të mëdha parash. Frashëri tha, se ishte i interesuar për statusin juridik të këtyre subjekteve por pa gjetur të dhëna të mjaftueshme.

Easy INVEST edhe pse nuk kishte marrë leje nga autoritet rregullatore në vend ( Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) u regjistrua ne QKR me 24 shkurt të këtij viti. Objekti i aktivitetit është për veprimtari financiare me të gjitha të format e kredidhënies, faktoringut, qirasë financiare, shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve, këmbimin valutor dhe shërbimet këshilluese, ndërmjetësime etj.

Me vonë gjatë muajit prill, po në QKR Easy Invest ka raportuar se ka marrë lejen nga Banka e Shqipërisë, por kjo e fundit nuk e ka listuar në subjektet e licencuara.

Kompania kishte aktivitet edhe në Kosovë. Burimet nga kreditorët pohojnë se disa persona kanë humbur mijëra euro, por nuk po denoncojnë në polici për shkak se shpresojnë të marrin paratë.

Bursat online janë një fenomen mjaft i përhapur dy vitet e fundit. Teksa interesat në banka janë ulur ndjeshëm dhe është forcuar procesi i kontrollit të burimit të parave në banka shumë persona kanë zgjedhur bursat online si forma të përshtatshme investimi.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0