Facebook tashmë ju lejon të komentoni me një GIF - Business Magazine Albania

Facebook tashmë ju lejon të komentoni me një GIF


Gjingandi i medias sociale më në fund ka prezantuar butonin GIF në seksionin e komenteve. Pra, herën tjetër kur të bëheni pjesë e një debati politik të lodhshëm, ju mund të largoheni me elegancë nga biseda me një GIF domethënës.

Ky opsion shfaqet vetëm në profilet individuale. Ndërkohë që faqet e kompanive nuk kanë mundësi të komentojnë me një GIF.

Prania e këtij reagimi në komente u bë e mundur në përvjetorin e 30 të Graphics Interchange Format (Formati i Shkëmbimit të Grafikës). Për ta përdorur klikoni butonin ‘GIF’ në sektorin e komenteve dhe kërkoni atë që ju nevojitet. Më pas, Facebook do t’iu njoh me variante të shumta të grafikëve që dëshironi.

Këto klipe të animuara vërtet flasin më shumë se fjalët, prandaj ky GIF shkon për ju:

/TheNexWeb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0