Facebook sjell ndryshime në News feed - Business Magazine Albania

Facebook sjell ndryshime në News feed


Facebook vjen me një risi të re, e cila ka të bëjë me faqen e saj kryesore. Sipas këtij ndryshimi, që po përdoret për herë të parë në kontinentin australian, përdoruesit mund të shikojnë të gjitha lajmet të përqendruara në një temë të veçantë.

Kështu Facebook i ri do të ndajë temat që ju shkruani dhe shpërndani me të gjithë, në varësi të asaj çfarë shkruani.

Pra, nëse ju do të shkruani një publikim që ka të bëjë për shembull me kafshët, Facebook’u automatikisht do t’ju mbushë me informacione për kafshët, të drejtat e kafshëve dhe gjithçka që ka lidhje me to.

Ende nuk dihet arsyet e këtyre ndryshimeve, sipas “Indipendent.Uk”, kjo do të jetë një mënyrë për të gjetur më shumë histori dhe për të mbajtur shkrimet tuaja në kolonën “News feed”.

Faqja e kryesore e Facebook, ose “Home page” ka filluar nga testimet që në vitin e kaluar, duke ju nënshtruar platformave të ndryshme në vende të ndryshme.

 

/ Gazeta Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0