Facebook sfidon Skype me te rejat e mesazheve - Business Magazine Albania

Facebook sfidon Skype me te rejat e mesazheve


Facebook sfidon Skype. Ne perpjekje per te qene ne linje me konkurrencen ne tregun e aplikacioneve per dergimin e mesazheve dhe bisedimin ne internet, Facebook ka perditeson Messengerin e tij me dy te reja interesante, mundesia e regjistrimit te mesazheve me ze dhe dergimi me pas tek miqte dhe mundesia per telefonatat VolP falas (per momentin ky sherbim eshte i disponueshem vetem per perdoruesit e iOS ne Kanada).

Ky perditesim do te jete i mundur si per Android dhe per iOS. Deri me sot mesazhet ne Facebook dergoheshin vetem me tekst, emotion dhe fotografi. Me perditesimin e ri aplikacioni do te kete funksione te reja duke permiresuar ndjeshem menyren e komunikimit dhe me funksionin e ri ‘Record Message’ do te regjistrohen mesazhet e reja qe do i dergojme miqve.

E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te shtypim butonin record ndersa flasim dhe ta dergojme kur ta kemi mbaruar. Pjesen tjeter do ta kryeje aplikacioni. Por ky sherbim nuk eshte dhe aq i ri sepse perdoruesit ne Kanada do te mund te flasin falas permjet Skype, tamam tamam jo falas se duhet lidhja me internetin permes Wi-Fi apo 3G.

Por telefonatat VolP falas per perdoruesit e rrjetit social me iOS do te kryhen sapo Facebook te mbeshtese te gjithe trafikun e sherbimit. Ky sherbim nuk eshte i ri per ata qe perdorin Skype por te flasesh me miliarda miq ne Facebook eshte dicka madheshtore. Tani na mbetet te shohim sesi do ndryshoje integrimin e Skype ne Facebook ky sherbim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0