Facebook po e bën më të lehtë daljen nga algoritmi - Business Magazine Albania

Facebook po e bën më të lehtë daljen nga algoritmi

Algoritmi ka të bëjë me shfaqjen e asaj që është më domethënëse, por kompania nuk thotë asgjë për mënyrën se si e merr këtë vendim. Algoritmi i Facebook është pa dyshim një nga shpikjet më të fuqishme të teknologjisë në 20 vitet e fundit, në kuptimin që ai ka qenë kryesisht përgjegjës për monetizimin e mënyrës se si gati 3 miliardë njerëz përdorin mediat sociale. Në të njëjtën kohë dhe për të njëjtat arsye, është një nga tiparet më të diskutueshme të çdo platforme.

Në një postim prej 5,000 fjalësh që u botua për herë të parë në Medium, Nick Clegg, nënkryetari i çështjeve globale të Facebook, mbrojti algoritmin, duke argumentuar se ajo që shihni në News Feed është sa përgjegjësia juaj personale aq edhe ajo e Facebook.

Lexo: A shërben Bitcoin për biznes?

-“Bota e personalizuar e News Feed-it tuaj formohet shumë nga zgjedhjet dhe veprimet tuaja “,- shkruan Clegg. Kjo është e vërtetë, por ka shumë më tepër se kaq.

Facebook lejon përdoruesit të kalojnë në një “news feed” me postimet më të fundit, për të parë postimet në rend kronologjik. Problemi është se shumica e njerëzve nuk ia kishin idenë se ky ishte një opsion dhe nuk është i lehtë për t’u gjetur.

Tani, megjithatë, Clegg thotë se Facebook po krijon aftësinë për të filtruar atë që shihni drejtpërdrejt nga News Feed:

Për disa kohë, ka qenë e mundur të shikoni News Feed-in tuaj në mënyrë kronologjike, në mënyrë që postimet më të fundit të shfaqen më lart. Kjo çaktivizon renditjen algoritmike, diçka që mund të jetë komode për ata që nuk besojnë në algoritmet e Facebook për të marrë vendime në atë që shohin. Por kjo veçori nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për t’u gjetur. Kështu që Facebook po prezanton një “Feed Filter Bar” të ri për ta bërë më të lehtë kalimin midis news feed-it me postimet më të fundit, feed-it standard të lajmeve dhe feed-it të ri me favorites (më të pëlqyerat).

Kompania ka përditësuar aplikacionin e saj Android me këtë funksion dhe do të nxjerrë atë për iOS “në javët e ardhshme”.

Ndonëse ky është një fillim i mirë,  ndoshta Facebook duhet ta braktisë algoritmin krejtësisht dhe ta bëjë News Feed-in në kohë reale një normë. E vërteta është se njerëzit rrallë e ndryshojnë opsionin, pavarësisht nëse mendojnë se përvoja mund të bëhet më e mirë. Si rezultat, ajo që një kompani zgjedh si parazgjedhje apo faqe kryesore ka një fuqi të jashtëzakonshme mbi përvojën e përdoruesit.

Ndoshta është koha ta braktisim algoritmin, po bën shumë më tepër dëm sesa dobi. Ja pse:

Lexo: Makina fluturuese dhe autobusët pa shofer janë e ardhmja e transportit urban

  • Facebook-u vendos se çfarë është ‘kuptimplotë’ për ju.

Clegg përshkruan qëllimin e algoritmit në këtë mënyrë: “Një person mesatar ka mijëra postime që potencialisht mund të shohi në çdo kohë të caktuar, kështu që për t’ju ndihmuar të gjeni përmbajtjen që do t’ju duket më kuptimplotë ose më e përshtatshme, ne përdorim një proces të quajtur renditje, i cili rendit postimet në Feed-in tuaj, duke vendosur postimet që mendojmë se do t’ju duken më kuptimplota në krye të faqes kryesore.”

Problemi është se “gjërat që ne mendojmë se do t’ju duken më kuptimplota” është një koncept mjaft i ngarkuar. Pjesë e këtij problemi është se nëse “pëlqeni” ose komentoni  në lloje të caktuara të postimeve, ose përmbajtje nga njerëz të caktuar, ka të ngjarë të shihni më shumë nga ai lloj i përmbajtjes pasi Facebook sheh që jeni angazhuar me të. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ishte “kuptimplotë”.

Për shembull, kur bëni fëmijë për herë të parë, këshilla më e mirë që na është dhënë kur kemi filluar t’i ushqejmë me ushqime të forta për fëmijë ishte të fillojmë me perime sepse sapo t’u jepnim dardha ose mollë, ata kurrë nuk do të hanin bizele.

Por, nëse i ushqeni vetëm me perime, ata do të hanë perime. Kjo nuk do të thotë që ata i pëlqejnë më shumë, ose janë më kuptimplota, kjo do të thotë që janë të uritur. Ata as që ja kanë idenë për gjërat e mira.

Njësoj funksionon edhe në mediat sociale. Ju angazhoheni me përmbajtjen para jush.

  • Facebook thotë se mbështet shprehjen e lirë.

Algoritmi i Facebook përdor një koleksion sinjalesh për të përcaktuar se çfarë përmbajtje shihni në News Feed-in tuaj. Efekti i renditjes është se ajo vendos disa përmbajtje mbi të tjerat.

Kjo duket se bie ndesh me qëllimin e Facebook “për të mbështetur një përkufizim sa më të gjerë të lirisë së shprehjes.” Kështu e përshkroi CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown në 2019 ku mbrojti angazhimin e Facebook për shprehjen e lirë. Në atë kohë kompania ishte nën kritika për shkak të mënyrës se si trajtoi reklamat politike që përmbajnë informacione mashtruese ose të rreme.

Megjithatë ajo është një kompani private dhe është brenda të drejtave të saj për të moderuar përmbajtjen në platformën e saj në çfarëdo mënyre që zgjedh, pavarësisht presionit nga rregullatorët dhe ligjvënësit e ndryshëm.

Lexo: Andriola Kambo: Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon një mundësi bashkëpunimi

Por nëse thoni se mbështetni shprehjen e lirë, duke marrë vendime për përmbajtjen që amplifikoni dhe si rezultat, çfarë informacioni do të shohin njerëzit, çështja ndërlikohet.

  • Problemi i keqinformimit dhe përmbajtjes përçarëse

Praktika e amplifikimit të përmbajtjes është mbase shkaku më i madh i problemeve me të cilat po përballet Facebook tani. Kompania është nën vëzhgim intensiv për mënyrën se si trajton dezinformatat në platformën e saj. Ajo gjithashtu përballet me akuza se favorizon pikëpamje të caktuara politike dhe shtyp të tjerët dhe se nxit përçarjen përmes amplifikimit të përmbajtjes nxitëse.

Ndoshta edhe më problematike se fakti që Facebook vendos për pjesën më të madhe të përmbajtjes është pretendimi nga shumë që vërtet përfiton prej saj. Clegg, natyrisht, përpiqet të tregojë përfitimet e Facebook ndryshe:

-“Shërbimet e personalizuara të drejtuara nga të dhënat, si mediat sociale, i kanë fuqizuar njerëzit me mjetet për t’u shprehur dhe për të komunikuar me të tjerët në një shkallë tepër të lartë.”

Por është e vështirë të argumentosh se përfitimet e algoritmit të tij të personalizimit tejkalojnë problemet, veçanërisht kur këto probleme përfshijnë një grup qytetarësh të armatosur që sulmuan sallat e Kongresit, siç bënë në 6 Janar.

Heqja dorë nga algoritmi në të vërtetë do të favorizonte Facebook sepse nuk do mund të akuzohej më se ka përfituar nga urrejtja dhe përmbajtja ekstremiste në platformën e saj. Në fund të fundit, duket si logjike që ky version i Facebook do të ishte më i mirë për të gjithë, përfshirë edhe Facebook.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0