Andriola Kambo: Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon një mundësi bashkëpunimi - Business Magazine Albania

Andriola Kambo: Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon një mundësi bashkëpunimi

Andriola Kambo

Në dy vite, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka promovuar vlerat shqiptare dhe mundësitë e zhvillimit duke krijuar një sinergji mes qyteteve shqipfolëse. Një nismë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, solli gjallëri mbarë shqiptare edhe në kohë pandemie. Në një intervistë për Businessmag.al Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive flet rreth nismave të ndërmarra deri më tani dhe projekteve në vazhdim.

Unioni i Bashkive është një qasje e re dhe del jashtë kufijve të Shqipërisë. Cila është filozofia e tij?

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon lindi si një nismë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe krerëve të komunave të Prishtinës, Tetovës, Prizrenit, Çairit, Ulqinit e Gostivarit. Në vijimësinë e takimeve të tyre periodike për bashkëpunim dhe zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta ata menduan se duke qenë pjesë të një organizimi ky ndërveprim do të ishte edhe më i frytshëm.

U zyrtarizuar më 12 prill 2019, për të qënë një nismë me vizion dhe synim të qartë: unifikim të veprimeve të njësive vendore, krijimin e një rrjeti mbarëshqiptar të pushtetit vendor si organizëm bashkëpunimi dhe model për t’u ndjekur në të gjitha fushat për ndërveprim mes shqiptareve në të gjithë trojet ku ata jetojnë.

UBSHR, nuk synon të zëvendësojë detyrat dhe funksionet e vetë njësive vendore, por aspiron të koordinojë, për të sjell më afër botën shqiptare të rajonit me projekte të përbashkëta. Ne synojmë që bashkarisht të përballojmë sfidat e zhvillimit dhe të integrimit në familjen evropiane.

Cili është objektivi kryesor i Unionit?

Sikundër u shpreha më lart, parësore në veprimtarinë e UBSHR janë interesat e qytetarëve, afrimi mes tyre, nxitja e të menduarit e të vepruarit si një bashkësi e sinkronizuar për të ndihmuar njeri-tjetrin dhe për të kthyer solidaritetin e realitetin e të qenurit shqiptar në një aleancë jo vetëm shpirtërore. Kjo do të ndihmojë edhe bashkëpunimin që vendet tona të ndajnë të njëjtin vizion dhe të veprojnë me të njejtën shpejtësi ndaj objektivit të tyre madhor integrimi në BE.

Çfarë nismash keni ndërmarrë deri më tani dhe si e shikoni perceptimin e bashkëpunëtorëve?

Gjatë vitit 2020, që ishte viti i parë formal i veprimtarisë së Sekretaritatit të Përgjithshëm planifikuam një numër projektesh dhe aktivitetesh në interes të komunave tona, por pandemia globale COVID-19 patjetër që ndikoi edhe në punën tonë, por ne u përpoqëm të shohim anët pozitive të situatës. Në një kohë kur të gjithë ishim të kushtëzuar dhe “paralizuar” për të vepruar u përpoqëm të gjejmë mënyrat për të qënë aktivë dhe inovativë. Për shembull, vumë vëmendjen tek sektori i turizmit, një nga më të prekurit nga kriza. Nisma “Promovimi dhe Zhvillimi i Turizmit Rajonal” i dha sadopak frymëmarrje, vuri diçka në lëvizje. Realizuam 3 rrugëtime të përbashkëta turistike për qytetet tona, duke promovuar turizmin kulturor, balnear, historik, kulinar, etj. Lançuam spotin promovues “Eja n’shpinë tënde” ku gjej rastin edhe njëherë të falenderoj të gjitha figurat publike që ishin pjesëmarrës dhe i bënë thirrje qytetarëve të vizitojnë qytetet e rajonit. Një spot që u kthye në një kartolinën tërheqëse dhe me shumë ndikim për nxitjen e turizmit.

Në shtator të viti 2020 vijuam me projektin e titulluar “Tirana vjen tek ti”, si një ftesë për të kremtuar të gjithë së bashku 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Duke u nisur dhe nga backgroundi im profesional si historiane menduam të ishim fleksibël dhe inovativë e erdhëm me idenë e realizimit të një Muzeu të Lëvizshëm, i cili pasqyroi rrugëtimin e kryeqytetit në 100 vite dhe për këtë ia vlente sigurisht të festonim në qytetet anëtare të UBSHR-së. Me një itinerar dhe një programacion specifik duke qenë rigoriz, të përgjegjshëm dhe konform të gjitha rregullave nga pandemia e COVID-19 me Muzeun e Lëvizshëm “Tirana vjen tek ti” udhëtuam në qytetet e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Prishtinës, Preshevës dhe Çairit (Shkup).

Ky projekt shërbeu për t’i njohur qytetarët me elemente historike dhe kulturore të panjohura të kryeqytetit të Shqipërisë, por edhe gjallëroi sheshet e qyteteve në kohë pandemie kur pak ka ngjarje kulturore.

Projekti më i fundit i UBSHR  quhet  “Mike e zonjave krijuese dhe guximtare”, i cili ka qëllim rrjetëzimin e bizneseve të rajonit që drejtohen nga gratë dhe vajzat duke e parë fuqizimin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave si një nga gurët e themelit për një shoqëri të shëndoshë dhe të zhvilluar.

Nisma ambizioze duhet të ketë edhe projekte apo ide që po punoni rreth tyre.  A mund të na thoni cilat janë këto ide, dhe çfarë synojmë të kemi së shpejti nga Unioni? Cilët sektor do të gëzojnë më shumë mbështetje?

Projekti i UBSHR, “Mike e zonjave krijuese dhe guximtare” është pjesë e një strategjie më të madhe të Unionit, e cila vetëm ka filluar me realizimin e spoteve promovuese në komunat anëtare me zonjat që kanë ngritur bizneset e tyre dhe tashmë shërbejnë si modele të mira frymëzimi. Është kënaqësi e madhe dhe një eksperiencë fantastike njohja me këto zonja, me sfidat dhe vështirësitë që kanë ndjekur drejt një rrugë të vështirë dhe sfiduese. Ky projekt po zbatohet në bashkitë dhe komunat shqiptare në Rajon pjesë të Unionit.
Një tjetër synim i yni është krijimi i një Forumi Rajonal të Ekonomisë dhe  Sipërmarrjes, i cili do të bëjë bashkë të gjitha keto biznese në rajon. Krijimi i këtij Forumi me specialistë të fushës dhe ekspertë të komunave do të koordinojë punën e përbashkët.

Po ashtu, ne parashikojmë krijimin e një platforme online ëeb-i që do të promovojë sipërmarrjet e suksesshmem dhe ndërmarrjet sociale pjesë të nismës. Të shërbejë si një mekanizëm për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e turizmit, urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja. Kjo platformë digjitale, do të shërbejë si një “ndërmjetëse” që plotëson dhe përshtat kërkesat specifike të klientëve me ofertat e bizneseve që do të regjistrohen në faqen ëeb.

Në nivel rajonal ka disa nisma që synojnë të zhvillojnë integrimin, cfarë ju dallon në këtë drejtim krahasuar me nismat e tjera?

Unioni, është nisma e parë që bën bashkë institucione të pushtetit vendor, bashki dhe komuna shqiptare të rajonit. UBSHR është një urë bashkëpunimi mes tyre, për të shkëmbyer eksperienca konkrete mes qyteteve dhe për të punuar për projektet në interes të përbashkët. Siç ka unione të frankofonisë, pra të kryetarëve të bashkive frankofone, në njëfarë mënyre ky është Unioni i kryetarëve të bashkive albanofonë, na bashkon një gjuhë dhe një histori. Kjo strukturë e posaçme është padyshim një hap i parë i rëndësishëm që do të ndihmojë në zhvillimin e qyteteve tona.

Gjej rastin të falenderoj për mbështetjen e pakursyer në të gjitha nismat e projekteve që ka ndërmarrë tashmë Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, kryetarin e Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, i cili është njëkohësisht dhe kryetari i UBSHR-së. Gjithashtu dhe Znj. Anuela Ristani, Nënkryetaren e Bashkisë Tiranë dhe gjithë kryetarët e komunave anëtare, por pa lënë në harresë dhe stafet e kabinetit që punojnë me një përkushtim të jashtëzakonshëm që këto projekte të jenë të suksesshmë, funksionale dhe të prekshme për qytetarët tanë. Falenderoj gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e Unionit, Dhomën Ekonomike të Gruas, RCC (Regional Cooperation Council, tur operatorët turistike, zonjat në biznes, të cilat i janë bashkuar dhe kanë besuar në nismat tona, televizionin KLAN dhe moderatoren Orinda Huta, e cila e ka mbështetur me shumë dashuri projektin e Unionit “UBSHR, mike të zonjave krijuese dhe guximtare” etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0