Facebook me një aplikacion të ri, që ju ndihmon të gjeni gjërat që doni - Business Magazine Albania

Facebook me një aplikacion të ri, që ju ndihmon të gjeni gjërat që doni


Aplikacioni përdor Facebook për të treguar eventet e ardhshme të cilat jeni duke ndjekur ose evente të tjera të sugjeruara që ju mund të dëshironi të shikoni në zonën tuaj. Nëse jeni duke planifikuar të udhëtoni, ju mund të shihni gjithashtu eventet në qytetet e tjera.

Të gjitha ngjarjet në të cilat do të jeni të pranishëm janë shfaqur në një funksion kalendarik, dhe ju mund të lidheni kalendarët të tjera në telefonin tuaj (nga Gmail, Outlook, etj) për të parë të gjitha takimet tuaja në një vend.

Menaxheri i produktit Facebook, Aditya Koolwal tha se janë mbi 100 milionë njerëz që përdorin Facebook për ngjarjet e përditshme. Kompania ka një rekord në lançimin e aplikacioneve të suksesshme, por është bazuar në faktin se njerëzit të cilët tashmë e përdorin seksionin “events” në Facebook do të dëshironin t’a përdornin edhe këtë aplikacion të ri.

Events është një aplikacion pa pagesë në SHBA-së, në App Store për iPhone dhe Facebook thotë se një version i Android do të dalë së shpejti.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0