Facebook na ben te ndihemi me pak vetem - Business Magazine Albania

Facebook na ben te ndihemi me pak vetem


Publikimi i nje statusi ne Facebook na ben te ndihemi me pak vetem, edhe pse askush nuk i jep rendesi asaj qe kemi shkruajtur. Ky eshte nje zbulim i nje studimi te publikuar ne dhjetor te vitit qe sapo perfundoi ne revisten Social Psychological and Personality Science.

Te shkruash nje postim ne Facebook, te perditesosh statusin dhe te shkarkosh fotografi ne rrjetin social blu nuk na ben te ndihemi me mire me veten tone, por na ben te ndihemi me pak vetem.

Studimi eshte kryer nga nje skuader e universitetit te Berlinit qe e ka realizuar eksperimentin me nje grup prej 100 studentesh vullnetare, te cileve iu eshte kerkuar te plotesojne pyetesore dhe flete vleresimi per te matur shendetin e tyre mendor dhe mireqenien gjate nje harku kohor nje javor.

Ne kete pike personat u ndane ne dy grupe te ndryshme, grupi i pare duhet te aktivizohej ne rrjetin social me shume sesa benin zakonisht, ndersa i dyti e perdori Facebook sic e perdornin zakonisht.

Rezultati i eksperimentit ishte se ne fund te periudhes se vezhgimit studentet e te dya grupeve ishin emocionalisht ne te njejten gjendje, ne qejf apo te merzitur, ashtu sic ishin para se te fillonin testin. Megjithate grupi i pare ne krahasim me te dytin rezultoi te ishte me i lidhur, pavaresisht nese postimet e tyre kishin marre pelqime apo komente.

Ne praktike thjesht fakti se kishin shtuar dicka ne faqen e tyre ka pakesuar ndjenjen e tjetersimit dhe te shkeputjes, pavaresisht nga sasia e nderveprimeve sociale qe paten gjate javes.

Studiuesit e shpjeguan situaten duke e krahasuar me ushqimin :”Facebook eshte si dicka e lehte, qe sherben per te reduktuar perkohesisht urine deri ne vaktin e ushqimit. Ndersa ky eshte nje ‘ushqim i lehte social’ qe ndihmon te toleroje mungesen e nderveprimit social real per nje periudhe kohore”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0