Facebook kerkon te identifikoje profilet false - Business Magazine Albania

Facebook kerkon te identifikoje profilet false


Facebook vazhdon me luften kunder profileve false, duke nisur nje sondazh online per perdoruesit, ku kerkohet kontributi dhe ndihma e tyre. Kohet e fundit u deklarua se kishte rreth 955 milion te regjistruar dhe shumica prej tyre jane profile false.

Keshtu Facebook ka vendosur te levize dhe po pyet perdoruesit nese kane ndonje mik qe po perdor pseudonim apo jo. Ky lajm fillimisht u be i ditur nepermjet Twitter nga nje perdorues qe sjkroi se kishte marre nga rrjeti social blu kerkese informacioni per te stabilizuar vertetesine e miqve te tij.

Keto zera u konfirmuan me pas nga nje punonjes i Facebook, i cili e komentoi keshtu strategjine e re :”Jemi gjithnje ne kerkim te vleresimit se si perdoret Facebook dhe se si e perfaqesojne veten personat per te projektuar me mire produktin tone dhe sistemin.

Ne po i tregojme personave te dhena rreth kontakteve te tyre dhe po kerkojme pergjigjen e tyre duke i siguruar se sondazhi do te jete anonim per t’i garantuar qe nuk do t’i shperndajme te dhenat e marra me asnje dhe se vetem po mundohemi te kuptojme se cfare duhet te bejme. Mbi te gjitha i garantojme perdoruesit se nuk do t’i perdorim te dhenat per veprime force”.

Keto dite perdoruesit do te marrin mesazh me pyetje nese dikush nga miqte po perdor emer dhe mbiemer tjeter. E vecanta e ketij mesazhi eshte se kur hapet nuk ka asnje mundesi per te dale nga ajo dritare e hapur, nuk ka asnje buton dhe detyrimisht do t’i pergjigjesh me nje nga 4 mundesite ‘Po’, ‘Jo’, ‘nuk e njoh kete person’ dhe ‘nuk dua te pergjigjem’. Sondazhi gjithsesi do te jete anonim dhe nuk do te nderhyje ne adresen e mikut tuaj. 

“Facebook eshte nje komunitet ku njerezit lidhen dhe ndajne gjerat me identitetin e tyre real. Kur te gjithe perdorin emrin e tyre te vertete atehere mund te dihet se me ke komunikohet. Kjo na ndihmon ne sigurine e komunitetit.

Ne e marrim shume seriozisht punen e sigurise se komunitetit tone dhe prandaj sa here gjejme profile te rreme i caktivizojme”,- tha per kete teme Mark Zuckerberg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0