Facebook ka prezantuar një mënyrë të re për postime pa i shfaqur ato në kohështrirjen tuaj - Business Magazine Albania

Facebook ka prezantuar një mënyrë të re për postime pa i shfaqur ato në kohështrirjen tuaj


Ju mund të shihni çfarë keni postuar dhe shpërndarë duke shkuar në profilin tuaj, i cili në thelb është Kohështrirja juaj që tregon se çfarë keni publikuar deri më tani në Facebook. Ajo çfarë Kohështrirja juaj tregon, në të vërtetë është në dorën tuaj dhe parametrave sa i përket privatësisë, por tani duket se Facebook ka prezantuar një mënyrë të re për të postuar artikuj pa i shfaqur ato në kohështrirjen tuaj.

Facebook-Timeline-News Feed-Businessmag

Duket se ky funksion ju lejon përdoruesve të postojnë gjëra të tilla si psh. një përditësim statusi i cili do të shfaqet në News Feed-in e miqve tuaj, por nëse këta të fundit do kontrollonin profilin tuaj nuk do të shihnin asgjë. Ky funksion ka qenë në dispozicion për një kohë tani, edhe pse duhet të aktivizohet në mënyrë manuale duke check-uar kutinë “Hide From Your Timeline “, megjithëse ju kujtojmë se nuk shfaqet akoma tek të gjithë përdoruesit.

Pse i duhet dikujt një funksion i tillë? Ndoshta thjesht nuk dëshironi të keni të bëni me frustrimet tuaja në lidhje me një temë e cila mbas një momenti apo kohë të caktuar nuk do ju interesojë aspak.

/techsot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0