Facebook hedh në treg rivalin e Tinder në 50 vende të Evropës - Business Magazine Albania

Facebook hedh në treg rivalin e Tinder në 50 vende të Evropës

Facebook Dating, konkurrenti i rrjetit social më të madh në botë për Tinder dhe aplikacioneve të ngjashme, u lançua ditën e Enjte në Evropë pas një shtyrjeje të gjatë. Debutimi ishte parashikuar të ndodhte festën e Shën Valentinit për këtë vit. Shërbimi i disponueshëm në SHBA prej kohësh do të gjejë shoqëruesin potencial sipas profilit ekzistues që keni në Facebook.

Njeriun e duhur. Facebook i mbështet në preferencat, aktivitetin, pjesëmarrjen në grupe dhe evente në rrjetin social. Ndërsa shërbimi për momentin shfaqet vetëm si një tab në aplikacionin mobil Facebook, është thellësisht i integruar me pjesën tjetër të produkteve të gjigantit. Profili juaj mund të mbështetet edhe në foto dhe histori të publikuara në Instagram.

LEXO: Facebook do të fshijë të gjitha reklamat që shprehen kundër vaksinave

Rrjeti social nuk ngurroi të krenohet edhe me funksionet privatësisë së shërbimit dhe një prej arsyeve kryesore që shtynë debutimin ishte ligji GDPR. Tani që Facebook ka adresuar shqetësimet e rregullatorëve, aplikacioni është gati të ofrohet në 50 vende Evropiane si: Anglia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Kroacia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Luksemburgu, Letonia, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Suedia, Sllovenia, Sllovakia, Islanda, Lihtenshteini, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra.

GIZMONOVA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0