Facebook fshiu postimin e Donald Trump, kishte informacion të rremë

Facebook fshiu postimin e Donald Trump, kishte informacion të rremë

Facebook

Facebook fshiu një video që presidenti Trump postoi në llogarinë e tij të mërkurën. Kompania tha se postimi përmbante ‘pretendime të rreme’ për koronavirusin.

Postimi përmbante një pjesë të intervistës së presidentit Trump në emisionin “Fox & Friends” mëngjesin e së mërkurës, ku ai deklaroi se shkollat mund të rinisin mësimin në klasa pasi fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj COVID-19.

Ndërkohë që ka shumë të panjohura për koronavirusin e ri, fëmijët mund të infektohen me COVID-19 dhe mjekët thonë se janë në gjendje ta përhapin atë te të tjerët, madje edhe pa simptoma.

Lexoni: Instagram prezanton kopjen e Tik Tok

“Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë imunë nga COVID-19 që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm për COVID-in,” tha zëdhënësja e Facebook, Liz Bourgeois në një deklaratë për TechCrunch.

Vendimi për heqjen e videos sinjalizon një drejtim të ri të Facebook, i cili kohët e fundit po ndërmerr hapa shtesë për të distancuar veten nga perceptimi se kompania mbyll një sy ndaj sjelljes së dëmshme të presidentit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0