Facebook fshin postimet me informacione të rreme për COVID-19

Facebook fshin postimet me informacione të rreme për COVID-19

Facebook

Facebook ka deklaruar se ka fshirë mbi 7 milionë postime për shkak se përhapnin informacione të rreme lidhur me COVID-19, shkruan Washington Post.

Postimet janë fshirë edhe nga Instagrami midis periudhës Prill dhe Qershor, pasi kompania po përpiqet të luftojë përhapjen e shpejtë të informacionit të rrezikshëm për koronavirusin.

Kompania gjithashtu vuri shënime paralajmëruese në 98 milion postime të tjera gjatë asaj periudhe – duke i etiketuar si mashtrime. Facebook dhe rrjetet e tjera sociale si Twitter dhe YouTube po vazhdojnë me fshirjen e postimeve që promovojnë kura të rreme ose spekulime të dëmshme në lidhje me përhapjen e koronavirusit që nga fillimi i kësaj pranvere.

Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhë të urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë. Fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.

Kujtojmë se më herët këtë muaj, Facebook fshiu një nga postimet e presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai thoshte se fëmijët janë pothuajse imunë ndaj koronavirusit.

Lexoni: Facebook fshiu postimin e Donald Trump, kishte informacion të rremë

Ishte hera e parë që kompania kishte fshirë një postim të presidentit lidhur me shkeljen e politikës së dezinformimit për Covid-19. Twitter gjithashtu e bllokoi videon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0