Facebook e bën më të lehtë kërkimin e fotove të pa etiketuara me anë të inteligjencës artificiale - Business Magazine Albania

Facebook e bën më të lehtë kërkimin e fotove të pa etiketuara me anë të inteligjencës artificiale


Facebook përditësoi funksionalitetin e kërkimit në mënyrë që të realizoni kërkime të fotove me anë të përshkrimeve.

Rrjeti social njoftoi “kërkimin e ri” përmes një postim në blog ditën e Enjte. Joaquin Candela, drejtor pranë Facebook i inteligjencës artificiale, tha se mjeti i ri i bazuar në teknologjinë në fjalë mund të njohë imazhe në nivel pikselash.

Përdoruesit do të marrin rezultate bazuar në përmbajtjen e fotove edhe kur nuk janë të etiketuara manualisht.

Gjithashtu implementimi i kësaj teknologjie do të ndihmojë rrjetin social të identifikojë më mirë abuzimin dhe spam-in.facebook-e-ben-te-lehte-kerkimin-e-fotove-te-pa-etiketuara-ane-te-inteligjences-artificiale-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai funksionon njësoj si në aplikacionet Apple Photos dhe Google Photos. Duke përdorur njohjen e objekteve, rrjeti social do të përpiqet të pasqyrojë fotot sipas përshkrimit tuaj.

Që në këtë moment mund të realizoni kërkime si “foto me mace” apo një objekt të caktuar.

Mund të mos jetë 100% e saktë por të paktën ofron disa rezultate të respektueshme.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0