Ferrari prezantoi modelin e ri F80, duke hapur një kapitull të ri në historinë e supermakinave legjendare me emblemën e kalit të Prancing Horse. F80 do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 799 njësive dhe do t’i bashkohet panteonit të ikonave si GTO, F40 dhe LaFerrari, duke shfaqur më të mirën që marka nga Maranello ka arritur në aspektin e teknologjisë dhe performancës.
Që nga viti 1984, Ferrari ka nxjerrë periodikisht supermakina që përfaqësojnë kulmin e teknologjisë dhe inovacionit të kohës, duke u shndërruar në legjenda të momentit dhe duke lënë gjurmë të përhershme në historinë e automobilizmit. Këto modele janë të destinuara për klientët më kërkues dhe menjëherë shndërrohen në ikona që formësojnë jo vetëm historinë e Ferrarit, por edhe atë të vetë automobilit.
Modeli më i fundit i kësaj familjeje, F80, synon të mishërojë kulmin e inxhinierisë për makinat me motor me djegie të brendshme, duke përfshirë teknologjinë më të avancuar hibride për të arritur nivele të paarritshme të fuqisë dhe çiftit motorik. Arkitektura e kësaj makine është projektuar për të maksimizuar performancën – nga shasia prej karboni dhe zgjidhjet ekstreme aerodinamike, deri te pezullimi aktiv i optimizuar për të ofruar çdo gram performance në pistë.
Ndryshe nga çdo supermakinë tjetër në treg, F80 kombinon këto cilësi me nivele të larta prakticiteti për përdorim në rrugë, duke e bërë të lehtë për t’u drejtuar. Kjo aftësi ka udhëhequr çdo vendim në zhvillimin e teknologjisë dhe arkitekturës së saj, duke synuar krijimin e një supermakine të orientuar për pistë, por që është po aq e drejtueshme sa një model i zakonshëm.
Kabina e F80 ka një strukturë më të ngushtë, me fokusin tërësisht te drejtuesi, por njëkohësisht ofron hapësirë dhe komoditet të shkëlqyer për një pasagjer. Ky dizajn ka sjellë përfitime të mëdha në uljen e peshës dhe zvogëlimin e rezistencës aerodinamike. Për shkak të kësaj, zona e drejtuesit jep ndjesinë e një makine një-vendëshe, megjithëse është projektuar për dy persona, me një koncept që mund të quhet “1+.”
Kjo qasje e përqendruar në aerodinamikë është e lidhur ngushtë me botën e motorsportit, nga e cila F80 jo vetëm merr frymëzim, por edhe zgjidhje teknologjike. Sikurse makinat ikonike paraardhëse si GTO dhe F40, të cilat kishin motorrë turbo V8 bazuar në teknologjitë e përdorura në Formula 1 në vitet ’80, edhe F80 përqafon zhvillimet më të fundit nga Formula 1 dhe Kampionati Botëror i Qëndrueshmërisë (WEC). Ajo përdor një motor turbo V6 me sistem hibrid prej 800 V, të njëjtin arkitekturë si makina fituese 499P që triumfoi dy herë në garën e famshme Le Mans.
Lexo edhe:Disa nga makinat më të shpejta në botë!
Për herë të parë në një Ferrari, F80 prezanton teknologjinë e turbos elektrike (e-turbo), ku një motor elektrik vendoset mes turbinës dhe kompresorit të çdo turboje, duke ofruar fuqi të jashtëzakonshme dhe përgjigje të menjëhershme që në rrotullimet e ulëta. Aerodinamika ka një rol kyç në F80, me elementë si krahu aktiv i pasëm, difuzori i pasëm, pjesa e poshtme e sheshtë, krahu i trefishtë përpara dhe kanali S-Duct që punojnë në harmoni për të krijuar 1000 kg forcë shtytëse në shpejtësinë 250 km/h. Ky rezultat përmirësohet falë pezullimit aktiv, i cili gjeneron efekt të shtuar të rrugës. Makina përfiton gjithashtu nga boshti i përparmë elektrik që i siguron katër rrota aktive dhe nga frenat e reja të teknologjisë CCM-R Plus të zhvilluara nga motorsporti.
F80 shënon fillimin e një epoke të re të dizajnit për Ferrarin, me një gjuhë më të tendosur dhe ekstreme që thekson shpirtin e saj të përqendruar në garë. Në detajet e dizajnit të saj duken referenca nga fushat e aviacionit, duke nënvizuar teknologjinë e avancuar dhe inxhinierinë elegante. Megjithatë, ajo ruan gjithashtu detaje që nderojnë linjën e lavdishme të modeleve të mëparshme të markës.
Kështu, Ferrari F80 jo vetëm që mishëron teknologjinë më të mirë të motorsportit dhe inovacionet më të fundit në fushën e automjeteve, por gjithashtu premton të bëhet një nga supermakinat më të kërkuara dhe të admiruara në historinë e automobilizmit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.