Evitoni lëvizjet e panevojshme!

Evitoni lëvizjet e panevojshme!


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor na njeh me disa këshilla paraprake. Më poshtë do të njiheni me to, kujdes respektojini për të mirë të shëndetit tuaj dhe të njerëzve të tjerë rreth jush:

Mjetet e transportit, të mbyllura, me shumë pasagjerë ose ku hyjnë e dalin shumë udhëtarë, kabina, vagonë, taksi, janë faktor risku nr.1 për përhapjen e virusit! Sidomos ato ku qëndrimi/udhëtimi zgjat mbi 15 min!

Lëvizjet jashtë vendit (rrugë, ajër, tokë, det) janë faktor risku sepse udhëtohet mbyllur dhe në grup duke rritur rrezikun e kontakteve me persona ende mbartës të virusit!

Evitimi i transportit publik qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar zvogëlon riskun e marrjes së coronavirusit!

Ndihmon shumë përdorimi i maskave dhe dorezave, qëndrimi në distancat e duhura nga çdo person tjetër, si dhe larja e vazhdueshme e duarve pas çdo udhëtimi!

Evitoni sa më shumë ardhjet në sportel! Informohuni Online

Ndjekja e njoftimeve zyrtare dhe respekti i urdhërave shtetërore në fuqi është detyrim qytetar dhe përgjegjësi ligjore e çdo shtetasi!

Nëse keni një nga shenjat klinike dhe keni histori udhëtimi nga vendet e prekura: Telefononi 127!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0