Eventi i parë i vitit/ StartUp Grind fton Sabi Osmanin. Sipërmarrësen seriale që bëri revolucion në tregtinë elektronike - Business Magazine Albania

Eventi i parë i vitit/ StartUp Grind fton Sabi Osmanin. Sipërmarrësen seriale që bëri revolucion në tregtinë elektronike

~2 minuta lexim

StartUp Grind Tirana ka gati eventin e saj të radhës për fundvitin e 2022. Kësaj here e ftuar është një sipërmarrëse seriale Sabi Osmani, në një takim produktiv dhe të hapur më 17 Janar në Protik.

Sabi është CEO & Themeluese e Easy Albania, një biznes revolucionar që ndryshon mentalitetin e individëve në lidhje me blerjet online dhe krijon lehtësira në jetën e secilit duke sjellë inovacion në tregtinë elektronike.

Sabi nuk është e ri në fushën e sipërmarrjes. Ajo e bëri sipërmarrjen e saj të parë në një moshë shumë të re, ku vendosi të krijojë një kompani marketingu dhe telemarketing e cila ka qenë e suksesshme për shumë vite.

Lexo edhe: Sipërmarrësja e famshme Helen Doron do t’i bashkohet StartUp Grind në 17 nëntor

Sabi ka përfunduar studimet universitare për Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës dhe për Ekonomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Profili social i dha asaj ndjeshmëri për çështjet e barazisë gjinore dhe lobimit për fuqizimin e grave. Ajo ka luajtur një rol aktiv në promovimin dhe inkurajimin e grave në biznes, duke marrë pozicionin e Drejtoreshës së Global Women Club Albania dhe Kosovë.

Sabi është gjithashtu lider në një biznes që ofron shërbime për Outputet e Proceseve të Bizneseve  dhe shërbim ndaj klientit për kompani të fuqishme në tregun vendas, por jo vetëm, duke u bërë pjesë e suksesit dhe rritjes së këtyre kompanive.

StartupGrind Tirana i fton të gjithë për një mbrëmje speciale dhe produktive në Protik, më 21 Dhjetor! Do të jetë një hapësirë ku ne rrjetëzohemi me sipërmarrës dhe profesionistë nën frymën e sipërmarrjes! Rezervoni biletën tuaj Early Bird pikërisht këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mendja është gjithçka. Ju bëheni ajo që mendoni”
— Buda
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0